LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu – Bislimit të LVV-së: Për të papunët 130 euro në muaj, për bizneset kopalla legjitimiteti, e votë për Ligjin e Rimëkëmbjes nuk jep

Sejdiu – Bislimit të LVV-së: Për të papunët 130 euro në muaj, për bizneset kopalla legjitimiteti, e votë për Ligjin e Rimëkëmbjes nuk jep

Ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Sejdiu, ka thënë se ish-ministri i Financave, Besnik Bislimi, është duke menduar vetëm për profit të bankave.

Në një shkrim në Facebook, ai shkroi se Bislimi sa ishte ministër, ia lejoi bankave ri programimin e kredive me fitim shtesë, dhe u sigurua që bizneset e vetme që nuk goditen nga mbyllja e madhe të jenë bankat.


E si pas tij, Bislimi po brengoset më shumë për fitimet e bankave se sa për çështjet tjera qytetare.

“Besnik Bislimi, profesor doktori i ekonomisë, ministri i financave i VV-së, veç për profit të bankave po mendojka!

Një herë sa ishte Ministër ia lejoi bankave ri programimin e kredive me fitim shtesë, dhe u sigurua që bizneset e vetme që nuk goditen nga mbyllja e madhe të jenë bankat! Në fakt ia ruajti profitin!

Si duket, kur e lexoi ministri që bankat paskan 4 milionë euro me pak fitim se në 6 mujorin e parë të vitit krahasu me vitin e kaluar, u brengos tutje dhe tha ju që keni vende punë futuni ende në borxhe, shteti le t’i paguaj kamatën për kredi konsumuese!

Për të papunët 130 euro në muaj, për bizneset kopalla legjitimiteti e vote për ligj për rimëkëmbje nuk jep, për juve që jeni ende të punësuar futuni ende në borxh sepse siç po thotë profa: “Të gjithë ata që kanë nevojë për me shtu kërkesën agregate kanë mundësi me marrë kredi…..”, shkroi Sejdiu.

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori