LAJMI I FUNDIT:

Seancë e parë e rastit ”Sopoti” pas marrjes së lëndës nga PSP-ja

Seancë e parë e rastit ”Sopoti” pas marrjes së lëndës nga PSP-ja

Në Gjykatën Penale sot do të mbahet seanca e parë dhe e kthyer prej fillimi për rastin ”Sopot” pasi të njejtën e ka marrë Prokuroria Speciale Publike, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Fatime Fetai nga PSP tha se kanë prova që MPB-ja atëherë ka torturuar dëshmitarë dhe nga kqyrja e rastit është vërtetuar se ka pasur dhunë psiqike dhe fizike, dhe kjo është e dënushme sipas ligjit.


Materiale dhe fakte për këtë rast sipas PSP-së ka edhe në materialet e përgjuara që njihen si ‘bombat’ e LSDM-së ku dëgjohet një diskutim i ish-drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov dhe ish-ministres për Punë të Brendshme, Gordana Jankulloska të cilët e vërtetojnë pafajësinë e 10 personave të mbajtur në burg, si të pafajshëm.

Ky rast daton që nga viti 2003 ku akuzohen shqiptarë të fshatit Sopot për gjoja, sulmin ndaj kontingjentit të NATO-s. Atëherë mbetën të vdekur tre persona, dy ushtarë polak të NATO-s dhe një qytetar maqedonas nga këto anë. /Telegrafi/