LAJMI I FUNDIT:

Seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së “Titanik” dhe “Fortesa 2”

Seanca gjyqësore për lëndët  e PSP-së “Titanik” dhe “Fortesa 2”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca të reja për lëndët “Titanik” dhe “Fortesa 2” të PSP-së.

Lëndën “Titanik” e zhvillon gjykatësi Osman Shabani dhe gjendet në procedurë dëshmuese, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Lile Stefanova nga PSP, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Seanca paraprake u shty që Këshilli Gjyqësor të vendos për kërkesën e mbrojtjes të të akuzuarve për ndërprerjen e procedurës deri në zgjidhjen e situatës me prokuroren e speciale Katica Janeva, e cila sipas tyre është e vetmja kompetente t’i përfaqësoj lëndët e PSP-së.

Për rastin “Titanik” akuzohen: ish-kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Gordana Jankulloska, Mile Janakieski, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçevski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Pashjakovska.

Ata janë të dyshuar për bashkëpunim kriminal, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së votuesve për të votuar, ryshfet në zgjedhje dhe votim, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të financimit të fushatës zgjedhore.

Në lëndën “Fortesa 2” i akuzuar i parë është shefi i Drejtorisë së pestë Goran Grujovski, si edhe gjashtë të punësuar në DSK. Seanca e kaluar u shty për shkak mosdorëzimit të aktvendimit Gjykatës Supreme të Greqisë nga ana e Ministrisë së Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut.

Të akuzuarit në lëndën “Fortesa 2” gjykohen për falsifikim të dokumentit zyrtar dhe për shkatërrimin e dokumentacionit zyrtar lidhur me përgjimin e kundërligjshëm. Dokumentacioni ndërlidhet me dy sistemet e përgjimit të kundërligjshëm, të cilët sipas PSP janë shkatërruar gjatë vitit 2014./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori