LAJMI I FUNDIT:

Seanca e radhës më 22 shtator, demarkacioni nuk është në rend dite

Seanca e radhës më 22 shtator, demarkacioni nuk është në rend dite

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj njoftoi se ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ndërsa seanca e radhës është caktuar më 22 shtator.

Seanca e ardhshme do të mbahet në ora 10, ndërkaq nuk ishte në rend dite çështja e demarkacionit.


Ndryshe, burime të Telegrafit kanë thënë dje se Projektligji për demarkacionin nuk pritet të ridërgohet në Kuvend gjatë muajit shtator.