Seanca e Gjykatës Kushtetuese e caktuar për të mërkurën (16 mars) ku do të vendoset nëse presidentit të shtetit do jepen të drejta për të fal persona të dënuar për mashtrime zgjedhore apo do të ngelë vendimi aktual në Ligjin për amnisti, do të jetë e hapur për opinionin, thonë nga Gjykata Kushtetuese, njofton Portalb.
“Gjykata çdoherë ka qenë e hapur për opinion. Kjo seancë, si dhe të gjitha tjerat, do të jetë e hapur për opinion dhe të gjithë gazetarët mund ta ndjekin atë”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.
Siç thonë prej atje, në momentin kur gjykatësit pritet të votojnë, opinioni do të shkyçet.
“Kur gjykatësit ngrenë duart për votim, atëherë shkyçet opinioni dhe kjo kështu është 52 vite dhe më pas njoftohet vendimi”, thanë nga Gjykata Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese të mërkurën në rend dite do të vendosë për vendimin për ligjin për amnisti prej çka varet nëse presidenti do të mund t’i amnistojë kryerësit e veprave për keqpërdorim të zgjedhjeve. BE ka porositur se nëse ndryshohet ligji aktual i cili është që nga viti 2009, do t’i dëmtojë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e krizës politike.
Siç mund të shihet nga agjenda për seancën e ardhshme të Gjykatës Kushtetuese, e publikuar në faqen e internetit të Gjykatës, mes tjerash, në rend dite përmendet pika “Propozim për vendimmarrje, me propozim-vendim lidhur me lëndën U.nr.19/2016” gjegjësisht nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve të Ligjit për amnisti nga viti 2009, ku mes tjerash ndalohet falja për mashtrime zgjedhore, pedofili dhe vepra kundër njerëzimit.
Procedura e këtillë e Gjykatës Kushtetuese vjen të njëjtën ditë kur BE porositi se nëse përsëri lejohet falja për manipulimet zgjedhore, mund të pengohen përpjekjet për zgjidhjen e krizës politike.
Dje ministri i Drejtësisë Adnan Jashari tha se nuk ka nevojë të ndryshohet Ligji i amnistisë.
“Unë mbaj qëndrimin e vitit 2009-të kur u votua ligji në Kuvend dhe edhe më tutje vlerësoj se nuk duhet të ndryshohet”, tha Jashari, përcjellë Portalb.
Kujtojmë se të mërkurën 9 mars, Gjykata Kushtetuese e miratoi tekstin e vendimit për iniciativën për falje për të dënuarit për mashtrime zgjedhore.
Më 24 shkurt të këtij viti, 5 vota “për” dhe 4 “kundër”, Gjykata Kushtetuese e ka kaluar iniciativën për ndryshimet në ligjin për amnisti, gjegjësisht me ndryshimet në këtë ligj, kryetarit të shtetit do t’i rriten ingerencat, madje deri në atë shkallë saqë do të ketë mundësi që t’i amnistojë të dënuarit për mashtrime zgjedhore dhe pedofili.
Propozimet për ndryshime në ligjin për amnisti vijnë në kohën kur Prokuroria Speciale ka ngritur procedurë hetimore për tetë të dyshuar për mashtrime zgjedhore, ku mes tyre janë edhe ish ministrat, Mile Janakievski dhe Gordana Jankullovska, sekretari gjeneral, Kiril Bozhinovski dhe kryetari i Komunës së Pustecit, Edmond Temelko.
Kundër këtij vendimi, qindra qytetarë nën organizimin e platformës për politikë qytetare “Hajde”, kanë protestuar disa ditë përpara Gjykatës Kushtetuese.
Iniciativën e kanë votuar me “për” gjykatësit: Jovan Josifovski, Nikolla Ivanovski, Vlladimir Stojanoski, Vangelina Markudova dhe Elena Gosheva.
Kundër kësaj iniciative kanë votuar gjykatësit: Natasha Gaber – Damjanovska, Gzime Starova, Ismail Dardhishta dhe Sali Murati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë