LAJMI I FUNDIT:

SE200, aeroplani më tri palë krahë që është më i shpejtë dhe që 70 për qind shpenzon më pak karburant

SE200, aeroplani më tri palë krahë që është më i shpejtë dhe që 70 për qind shpenzon më pak karburant

Aeroplanët komercial nuk janë edhe aq të njohur për teknologjinë e avancuar, pasi kryesisht kanë mbetur të njëjtë prej dekadash.

Por një dizajn i ri ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve të aviacionit, pasi në veçanti qëllimi i avio-industrisë është zvogëlimi i shpenzimit të derivateve dhe emetimi i gazrave.


Koncepti i aeroplanit së fundmi është prezantuar nga kompania SE Aeronautics, kurse dizajni i fluturakes është i pazakontë – kjo për shkak se ka tri palë krahë, dy bishta dhe dy motorë në fund të trupit, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për prototipin SE200, aeroplan që mund të akomodojë 264 pasagjerë dhe që do të shpenzojë për 70 për qind më pak derivate, për dallim nga aeroplanët e tjerë të përmasave të ngjashme.

Ai do të jetë në gjendje të fluturojë për 17.000 kilometra pa pasur nevojë të zbret në pistë për të mbushur rezervuarin, kurse shpejtësia maksimale e tij do të jetë mbi 1.100 kilometra në orë.

Kjo shpejtësi është më e madhe në raport me shpejtësinë e fluturakeve tjera të klasit të njëjtë. Gjithashtu, krahët shtesë krijojnë hapësirë për manovrim më të lehtë dhe udhëtim më të shpejtë e më të shkurtër – ku për aterim mund të përdor edhe aeroporte më të vogla.

Koncepti i ri i aeroplanit nuk do të ketë karburant nëpër krahë, pasi që dizajnerë janë fokusuar në një dizajn më të mprehtë dhe më aerodinamikë. Derivatet do të jenë në rezervuarin që gjendet në pjesën e pasme të trupit të fluturakes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori