Këngëtari i njohur gjilanas, Eroll Murati, po vazhdon me projekte të reja në botën e muzikës.

Në një prononcim për Telegrafin, 28-vjeçari tregon për klipin e ri si dhe albumin live që pritet të dalë në shitje së shpejti.


“Jam duke punuar për videoklipin e ri, i cili do të jetë në bashkëpunim me kompaninë ‘Bug Produciton’, për këngën ‘Moj biondinë’”, shprehet Erolli, i cili ka bërë gati pothuajse gjithçka rreth albumit të ri.

“Albumi është në përfundim e sipër dhe pritet të dalë në fund të vitit, që do të jetë 100 për qind live dhe në bashkëpunim me Fatbardh Azemin dhe jemi duke e incizuar te Studio Sheki”.

“Në albumin e ri pritet të ketë shumë risi dhe këngë tejet moderne”, deklaroi Eroll Murati. /Telegrafi/