LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti do të mund të mbajmë më shumë se 100 ml bagazh dore në avion?

Së shpejti do të mund të mbajmë më shumë se 100 ml bagazh dore në avion?

Disa aeroporte kanë vendosur të heqin kufizimin për të mbajtur më shumë se 100 ml lëng në çantën e dorës

Urdhëresa do të hyjë në fuqi në vitin 2024.


Kufizimi në 100 ml për një çantë dore shumicës ua vështirëson paketimin, sepse kjo pos me ujin dhe pijet ka të bëjë edhe me shamponët, xhelet për dush, produktet e grimit dhe çdo gjë që është e lëngshme.

Për çdo udhëtim, për shkak të urdhëresës së vitit 2006, pas sulmit terrorist në aeroportin Heathrow, të gjitha lëngjet gjithashtu paketohen edhe në qese plastike me kapak transmeton Telegrafi.

dreamstime

Përveç faktit se është e papërshtatshme të paketosh gjërat higjienike dhe ushqimin në këtë mënyrë, shumica e njerëzve e harrojnë qesen dhe aeroporte e ndryshme kanë rregulla të ndryshme se sa e madhe duhet të jetë qesja dhe sa shishe të vogla mund të jenë në të.

Për këtë shkak krijohen tollovi të mëdha dhe shpesh udhëtarëve u hapen valixhet për shkak të deodoranteve apo kremrave të cilat i paketojnë nuk i konsiderojnë të lëngshme.

istockphoto

Përparimet në teknologji e kanë bërë shumë më të lehtë për punonjësit e sigurisë të identifikojnë substancat e mundshme të rrezikshme, kështu që të gjitha aeroportet kryesore britanike do ta shfuqizojnë këtë rregull në vitin 2024. Bagazhi do të kalojë përmes skanerëve të veçantë CT që do të krijojnë një imazh 3D dhe rezultatet janë të kënaqshme dhe çojnë në heqjen e ndalimit.

Pavarësisht këtyre ndryshimeve, dispozitat e tjera për bagazhet e dorës do të mbeten të njëjta, siç është ndalimi i udhëtimit me sende të mprehta ose gërshërë më të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Intimitet dhe Pasion
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Pika G shkon në harresë: Meshkuj, ky është vendi që duhet t'ia kushtoni vëmendjen!

Pika G shkon në harresë: Meshkuj, ky është vendi që duhet t'ia kushtoni vëmendjen!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori