LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti pritet vendimi për Selimin, Lushtakun dhe të tjerët

Së shpejti pritet vendimi për Selimin, Lushtakun dhe të tjerët

Gjykata e Apelit ende nuk e ka marrë një vendim për rastin “Drenica II”,raporton Indeksonline.

Ky rast kishte përfunduar në maj të këtij viti, ndërsa kryetari i trupit gjykues kishte deklaruar se aktgjykimi nga Apeli pritet në muajin korrik ose gusht.


Njëri nga avokatët e këtij rasti, Tomë Gashi ka thënë për Indeksonline se Apeli ka deklaruar që vendimin ta sjell gjatë muajit shtator.

“Përfundimisht nga Gjykata e Apelit janë deklaruar se vendimi do të sillet gjatë muajit shtator. Ne presim çdo ditë që të njoftohemi në formë të shkruar lidhur me vendimin e Apelit dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, gjasat janë shumë të mëdha që Sylejman Selimi, Sami Lushtaku dhe të tjerët të shpallen të pafajshëm.

“Sido që të jetë gjasat janë shumë të mëdha nëse ka drejtësi në këtë vend ata të gjithë, Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, të shpallen të pafajshëm nga Gjykata e Apelit meqenëse ata janë shpall fajtor pa kurrfarë prove, respektivisht vetëm me provën e një dëshmitari i cili është vërtetuar se ka pasur probleme tepër të rënda psikike dhe asgjë që ai ka thënë nuk është e vërtetë”, ka thënë Gashi.

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Kalo në kategori