LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti pritet të fillojnë punimet për renovimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë

Së shpejti pritet të fillojnë punimet për renovimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari Faruk Mujka, dhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, sot janë takuar në ambientin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë, me drejtorin e Departamentit të Sportit në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Iber Alaj, përfaqësuesit nga Federata e Futbollit të Kosovës, si dhe hartuesit dhe mbikëqyrësit e projektit për renovimin e këtij stadiumi.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth fazave dhe mënyrave se si do të fillojnë me zhvillimin e punimeve në këtë stadium, punimet e të cilit parashihen të fillojnë në ditët në vijim.


Gjatë këtij takimi përfaqësuesit nga MKRS-ja dhe hartuesit e projektit potencuan se fillimisht punimet do të zhvillohen nga pjesa e brendshme e stadiumit, duke bërë rregullimin e fushës, demolimin e tribunave si dhe pjesët e tjera brenda këtyre hapësirave.

Me këtë rast kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ofroj mbështetjen e tij të plotë në realizimin e këtij projekti, duke kryer të gjitha procedurat komunale, si dhe lirimin e pronave, në mënyrë që punimet të zhvillohen pa ndonjë ngecje dhe të krijohen kushte sa më moderne për sportistët tanë.

Vlen të theksohet se projekti për renovimin e stadiumit “Adem Jashari” do të kushtojë mbi 12 milionë euro.

Ai përfshin renovimin e tërësishëm të stadiumit, parking publik, parkingun për VIP, parkingun për media, park rekreativ, amfiteatër të hapur, fushat tjera ndihmëse dhe hapësirën për tifozët mysafir, dhe pritet të përfundojë brenda 18 muajve.

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori