LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti lojëra me anë të Apple TV

Së shpejti lojëra me anë të Apple TV

Në bazë të kodit për iOS 4.3 beta 3 firmware mund të konkludohet se së shpejti Apple TV do të mund të mbështesë edhe lojërat online.

Disa referenca të cilat ekzistojnë në kuadër të kodit sugjerojnë që kjo do të mund të bëhej e vërtetë dhe kanë të bëjnë me ATVGames e ATVThunder, që do të mund të ishte një lloj kontrollori.

Kapaciteti minimal i pajisjeve Apple TV prej 8 GB sugjeron se kompania nuk është duke shikuar mundësinë e kanalizimit (streaming) të tërësishëm online të titujve.


Në anën tjetër burimet sugjerojnë se Open GL është përsosur sa duhet për t’u zbatuar në atë mënyrë që të bëj streaming të paketave të vogla të dhënave që do të shpërndaheshin lokalisht. Nëse kjo del të jetë e vërtetë, atëherë se shpejti pritet edhe një konzolë tjetër lojërash. /Telegrafi/