Capital T ka paralajmëruar publikimin e videoklipit të tij më të ri.

Kënga quhet “Pare Pare” dhe do të vijë në një të ardhme të afërt e kompletuar edhe nga ana vizuale.


“‘Pare Pare’ me video zyrtare, së shpejti…”, shkruan në njoftimin e reperit.

Postimi është shoqëruar me një fotografi, në të cilën shfaqet një tavolinë e mbushur me para. /Telegrafi/