LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti kemi me pa shpërthimin kozmik me sy të lirë – ajo shihet një herë në jetë

Së shpejti kemi me pa shpërthimin kozmik me sy të lirë – ajo shihet një herë në jetë

Një vallëzim qiellor midis dy yjeve 3000 vite dritë larg do të rezultojë në një shpërthim kaq të ndritshëm sa do të jetë i dukshëm me sy të lirë për ditë të tëra, thanë sot astronomët nga Universiteti “Nottingham Trent”.

Shpërthimi që ndodh një herë në jetë në sistemin T Coronae Borealis do të shfaqet si një yll i ri i ndritshëm në qiellin e natës përpara se të zbehet dhe të zhduket për 80 vitet e ardhshme.


Profesori Daniel Brown shpjegon se kjo ngjarje qiellore quhet “nova”, kur shkëlqimi i një ylli rritet me shpejtësi.

Sipas tij, nuk është e lehtë të parashikohet se kur do të pasojë ajo ngjarje, por ai beson se mund të ndodhë në çdo kohë deri në shtator.

“Ne jemi të lumtur, do të shohim një të ashtuquajtur yll të ri në qiell”, tha Brown dhe vuri në dukje se T Coronae Borealis nuk është vetëm një yll, por dy yje që rrotullohen rreth njëri-tjetrit.

“Ajo që e bën këtë çift kaq të jashtëzakonshëm është se çdo pak e rrit dritën e tij aq shumë saqë bëhet lehtësisht e dukshme për ne”, tha astronomi.

Ylli më masiv në çift është një xhuxh i bardhë, i cili në një vëllim aq të madh sa Toka jonë mund të ketë të njëjtën masë si Dielli ynë, tha Brown, shkruan yahoonews.

Shoqëruesi në atë çift ishte një gjigant i kuq i plakur që po zgjerohej dhe po depozitonte materialin e tij mbi xhuxhin e bardhë.

“Rreth çdo 80 vjet, një xhuxh i bardhë grumbullon material të mjaftueshëm për t’u ndezur në një shpërthim termonuklear dhe për të përforcuar fuqishëm dritën e tij”, tha Brown.

Kujtoni se në shkallën e madhësisë së dritës së yjeve, një numër më i lartë tregon një dritë më të dobët.

Astronomët shpjegojnë se “novat” janë në thelb si bombat me hidrogjen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori