LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti hapet konkursi për specializime

Së shpejti hapet konkursi për specializime

Ministria e Shëndetësisë̈ po planifikon që në shtator të hap konkursin për specializime. Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, ministri Rifat Latifi, i cili tha se po synojnë që këto konkurse t’i bëjnë të përvitshme.

I pari i shëndetësisë̈ kosovare, tha se numri i personave të pranuar për shkollim specialisitk do të jetë i arsyeshëm.


“Konkursi do të hapet shumë shpejt, në shtator do të fillojnë specializimet e reja, kjo ka me pas ristrukturim marramendës sepse nuk mundem tre veta me u ul në një karrige, në një tavolinë e me i zgjedh të gjithë specialistët për të gjitha fushat, secila lëndë klinike duhet me zgjedh. Ne do të fillojmë që për çdo vit me pas specializime sipas nevojave prej anestezionit, kardiokirurgjisë traumës së emergjencës e të tjera…nuk do të jetë 1 mijë, do të jetë numër i arsyeshëm që ne me mund me i shkollua ata edhe secili prej këtyre specializantëve të rinj do ta kaloj një kohë jashtë vendit”, tha Latifi.

Nevojën për specializime e ka shprehur edhe drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi.

Në një intervistë për KosovaPress, ai tha se aktualisht kanë identifikuar ku ka nevojë për më shumë specializime.

“Nevojat për konkurse për specializantë janë gjithmonë, ajo që po përpiqemi të bëjmë është që të kemi konkurse në mënyrë të rregullt, të vazhdueshme e periodike e të mos ketë periudha të gjata kohore ku nuk shpallen konkurse dhe pastaj grumbullohet një numër i madh i mjekëve që dëshirojnë të marrin specializime sepse në këtë mënyrë edhe iu mohohet e drejta mjekëve që të kryejnë specializime. Mirëpo, në këtë kohë tani ne kemi identifikuar specialitetet, fushat ku janë më së domosdoshme dhe MSh është duke bërë përpjekje që pikërisht konkurset e ardhshme t’i kanalizoj në drejtim të plotësimit të këtyre mungesave përfshirë, infektologët, anesteziologët, pulmologët, specialistët e mjekësisë emergjente”, theksoi Krasniqi.

Kurse, kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu derisa e thekson nevojën për një konkurs të tillë, ai fillimisht kërkon analizë, pasi diçka e tillë ka munguar deri tani.

Sejdiu tha se duhet planifikuar që një pjesë e këtyre specializantë të shkojnë jashtë vendit.

“Do të ishte mirë që për çdo vjet ashtu siç është e përcaktuar me ligj të bëhen planifikime së pari të shikohen nevojat dhe kapacitetet për trajnimin e tyre sepse ne po japim specializime dhe ata janë duke u larguar për shkak se nuk kanë kushtim minimal të zhvillojnë specializimet. Një pjesë e madhe e këtyre specializantëve as një ditë nuk ka pasur të ofruar ligjërata. Duhet të bëhen planifikime dhe nëse bëhet çdo vit atëherë do të zbutet presioni por njëkohësisht të respektohet që së paku dy vite pas fakultetit duhet të punosh edhe pastaj të filloj me specializime. Ne në plotësim ndryshimin e ligjit kemi propozuar modelin kroat për i dhe të vendoset me ligj e jo t’i lihet x ministrit, apo ministrit të ardhshëm që të bëjë si të dojë…unë them se ka nevojë, unë them se nuk është bërë asnjë analizë se çka ku sepse duhet me i parë edhe kapacitetet se sa specialistë i plotësojnë kushtet për specialistë i kemi ne që të merren me këta specializantë“, theksoi ai.

Në vitin 2020 ishin pranuar rreth 1 mijë e 500 specializantë pas një konkursi që kishte hapur Ministria e Shëndetësisë, nën udhëheqjen e ish ministrit, Armend Zemaj. Kritikat rreth këtij procesi ishin mjaftë të mëdha. Madje, edhe vetë specializantët gjatë këtij viti disa herë kanë protestuar. /Kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori