LAJMI I FUNDIT:

Scott Disick ndan këshillat më të mira të bukurisë që mori nga motrat Kardashian

Scott Disick ndan këshillat më të mira të bukurisë që mori nga motrat Kardashian

Scott Disick ishte pjesë e “Keeping Up With the Kardashians” për një dekadë e gjysmë – dhe gjatë kohës së tij në spektakël, ai mori disa këshilla të çmueshme nga familja e tij e famshme.

“E vetmja gjë që do të thosha që mësova nga vajzat është që të dukeni gjithmonë sa më mirë që është e mundshme, sepse ka një probabilitet të lartë që dikush do t’ju fotografoj pavarësisht se ku jeni”, tha sipërmarrësi 38-vjeçar.


Këto ditë, Disick qëndron gati për kamerën me ndihmën e një rutine “goxha të thjeshtë” të kujdesit të lëkurës: “Unë thjesht laj fytyrën në mëngjes dhe para se të shkoj në shtrat me sapun Dove, dhe gjithashtu përdor krem ​​hidratues Neutrogena”, tha ai, dhe produktet e flokëve nga In Common Beauty, të cilëve iu bashkua në fillim të këtij viti si partner.

“Për shkak të suksesit të markës sime të veshjeve, Talentless, mendova se ishte koha për t’u zgjeruar dhe për të hyrë në diçka ndryshe”, tha ai. “Unë doja të bëja diçka që i tërheq si burrat ashtu edhe gratë”.

In Common u themelua nga stilistët e famshëm Nikki Lee dhe Riawna Capri, bashkëpronarë të sallonit West Hollywood Nine Zero One; dyshja kanë punuar me Selena Gomez, Hilary Duff, Emma Roberts, Kate Hudson dhe shumë të tjerë. /Telegrafi/