Schweini: Të mos e nënvlerësojmë Hannoverin

“Hannoveri ka përparuar shumë si ekip në vitet e fundit dhe luajnë futboll shumë të mençur. Ata gjithmonë presin kundërshtarin të sulet në sulm dhe pastaj ata mundohen ta vjedhin topin e të nisen shpejt në kundërsulm”, citohet të ketë thënë Schweinsteiger për Bild.
“Stili i tyre është shumë i njëjtë me stilin e lojës së Gjermanisë në Kupën e Botës të vitit 2010. Ata kanë lojtarë të shpejtë dhe teknikë, si Jan Schlaudraff i cili i përshtatet këtij stili në mënyrë perfekte”, ka shtuar ai./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
23/11/2012
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































