LAJMI I FUNDIT:

Schulz pas fitores së Trumpit: Do të jetë më vështirë se më parë

Schulz pas fitores së Trumpit: Do të jetë më vështirë se më parë

Kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz sot deklaroi se BE-ja do ta ketë më të vështirë me presidentin Donald Trump, i cili sot në mëngjes u zgjodh për president të ri të SHBA-së, sesa me administratat paraprake amerikane.

“Do të jetë më vështirë, më vështirë sesa me administratat paraprake, por ai është zgjedhur për president përmes zgjedhjeve të lira”, tha Schulz për radion “Evropa1”.


“Duhet ta respektojmë presidentin e ardhshëm të SHBA-së. Shpresoj se do të gjejmë mënyrë të bashkëpunojmë”, porositi Schulz, transmeton KP.