Vizita në Moskë dhe deklaratat e ish-kancelarit Gerhard Schröder kanë shkatuar reagime të ndryshme. A është ai ndërmjetës në luftën në Ukrainë, shpëtimtar i Evropës apo zëdhënës i Putinit?
Pas deklaratave të ish-kancelarit Gerhard Schröder se Rusia është e gatshme për arritjen e një zgjidhjeje në luftën e Ukrainës përmes bisedimeve, pati kritika të ashpra nga Kievi. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se është “e neveritshme” kur “ish-udhëheqësit e shteteve të fuqishme me vlera evropiane punojnë për Rusinë, e cila lufton pikërisht kundër këtyre vlerave”. Nëse qeveria e Moskës do të donte vërtet përfundimin e luftës ajo “nuk do të kishte dërguar përforcime në Ukrainën jugore dhe nuk do të kishte kryer vrasje masive në territorin ukrainas”, tha presidenti ukrainas.
Në një intervistë me revisten “Stern” dhe stacionin televiziv privat RTL Gerhard Schröder ishte shprehur për “lajme të mira” pas vizitës javën e kaluar në Moskë. “Kremlini dëshiron një zgjidhje përmes negociatave”, tha ish-kancelari. Sipas tij një nga sukseset e para ishte marrëveshja për eksportin e grurit nga Ukraina dhe “ndoshta kjo mund të zgjerohet ngadalë në një armëpushim.”
Procedurë për përjashtim nga partia SPD
Për shkak të qëndrimit të tij ndaj luftës së Ukrainë, punës së tij për kompanitë ruse të energjisë si dhe afërsisë së tij me presidentin Vladimir Putin, Partia Social-Demokrate gjermane (SPD) po zhvillon aktualisht një procedurë për përjashtimin nga partia të Schröderit. Rezultati pritet të shpallet së shpejti.
Sekretari i Përgjithshëm i partisë liberale FDP, Bijan Djir-Sarai, e akuzoi Schröder-in se kishte sulmuar qeverinë federale në emër të Putinit. “Schröderi vepron si zëdhënësi i Putinit në Gjermani dhe lejon me vetëdije që Kremlini ta përdorë si pararojë për të dobësuar pozitën e qeverisë federale”, tha ai për gazetën “Bild”. Ish-kancelari duket se e ka “humbur plotësisht lidhjen me realitetin” dhe po përhap në Gjermani “propagandë të pastër të Kremlinit”.
Kurse Dietmar Bartsch, kreu i grupit parlamentar të partisë E Majta, e vlerësoi vizitën e Schröderit. “Sigurisht që kemi nevojë për një zgjidhje përmes negociatave”, tha Bartsch për gazetat “Rheinische Post” dhe “General-Anzeiger”. “Nëse Schröder mund të japë një kontribut për këtë, atëherë ne duhet ta përdorim atë.”
Bartsch kritikoi edhe vlerësimet e ministres së Jashtme Annalena Baerbock, sipas së cilës aktualisht një zgjidhje diplomatike nuk është e realizueshme.
Lavde nga mediat ruse
Nga ana tjetër edhe shumë media ruse e shohin ish-kancelarin Gerhard Schröder si shpëtimtar të Evropës nga dimri i ftohtë dhe si ndërmjetës në luftën në Ukrainë. Gazeta Izvestia thekson besnikërinë e Shröderit ndaj Putinit dhe shkruan se “ish-kancelari refuzoi të kërkonte falje për miqësinë e tij me Putinin”. Më tej në gazeta shkruan se bisedimet janë më të mira se heshtja dhe se situata në Ukrainë mund të zgjidhet me ndihmën e diplomacisë. Gazeta citon ish-kancelarin Schröder të ketë thënë se Kremlini është gati për negociata paqeje dhe duke iu referuar fjalëve të Shröderit kritikon që “vendet evropiane, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, nuk po bëjnë mjaftueshëm për këtë”.
“A erdhi ‘miku i Putinit’ në Moskë për të shpëtuar Gjermaninë dhe për t’i dhënë fund operacionit special ushtarak?” – është titulli i një artikulli në portalin online Deita.ru. Më tej në artikull shkruhet se Schröder ndoshta qëndroi për vizitë në Moskë për t’i shpëtuar gjermanët nga një “i ftohtë i tmerrshëm” që i pret si dhe për të vepruar si ndërmjetës në konfliktin e Ukrainës. Megjithatë nëse do të ketë bisedime ruso-ukrainase për paqe, Kremlini ndoshta do të bëjë lëshime vetëm, nëse kancelari Scholz do të heqë dorë në këmbim nga ndihma ushtarake për Ukrainën. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Baza ushtarake amerikane në Sicili të Italisë në 'bllokim', personeli udhëzohet të 'strehohet'

SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

Trump tregon mënyrën më të lehtë për tu bërë shtetas amerikan

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe