Scholes: Shkarkimi i Van Gaal nuk është zgjidhje
Sipas tij tekniku holandez duhet të sjellë ndryshime, pasi stili i lojës së tij është i mërzitshëm, por zëvendësimi i tij nuk do të ishte zgjedhje.
"Ai duhet të qëndrojë ende te Djajtë e Kuq, duhet t'i jepte një tjetër shans edhe pse deri më tani nuk ka pasur ecuri të mirë. Stili i tij i lojës është pak i mërzitshëm dhe rezultatet janë ato që i meritojnë në të vërtetë”.
"Nuk ka treguar paraqitje të mira, sidomos në javët e fundit. Fillimi ishte i mirë, pastaj gjërat ndryshuan”
“Unë mendoj se faji nuk qëndron te trajneri, ndoshta ai ka mundësi bëjë disa ndryshime të vogla, por faji këtë herë është tek të gjithë”, ka thënë Scholes. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
29/12/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































