LAJMI I FUNDIT:

Scholes dhuron një pasim maestral në ndeshjen e lamtumirës së Kompanys  

Scholes dhuron një pasim maestral në ndeshjen e lamtumirës së Kompanys  

Edhe pse ka disa vite që është pensionuar nga futbolli i luajtur, Paul Scholes nuk ka harruar ‘zanatin’ e tij duke qenë një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave.

Ish-ylli i Manchester United, tani 44 vjeç, i dha botës një tjetër paraqitje sublime në Etihad të mërkurën mbrëma.

‘Magjia’ e Scholes erdhi në ndeshjen e lamtumirës së organizuar nga ish-kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany.


Duke përfaqësuar 11-shen e yjeve të Ligës Premier së bashku me ish-shokët e skuadrës Ryan Giggs, Michael Carrick dhe Robin van Perise, Scholes drejtoi shfaqjen nga mesfusha, duke bërë pasime maestrale.

Në minutën e 57-të, anglezi e gjeti Van Persie me një pasim të guximshëm “pa shikuar fare”, duke e lënë kundërshtarin Joleon Lescott në një gjendje konfuze, ndërsa ai pa mundim u largua sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Ky pasim i ish-legjendës së Unitedit është bërë viral, me disa që thonë se Scholes do të luante pa problem në mesfushën e ekipit të Ole Gunnar Solskjaer. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet raporti zyrtar i gjyqtarit për kartonin e kuq të Jude Bellingham

Publikohet raporti zyrtar i gjyqtarit për kartonin e kuq të Jude Bellingham

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Reagon edhe Jude Bellingham: Ka video për të treguar realitetin

Reagon edhe Jude Bellingham: Ka video për të treguar realitetin

La Liga
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha gjyqtarit që çuan në karton të kuq direkt

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha gjyqtarit që çuan në karton të kuq direkt

La Liga
Chelsea ofron 90 milionë euro për lojtarin që i shpartalloi së fundmi

Chelsea ofron 90 milionë euro për lojtarin që i shpartalloi së fundmi

Premier League
Kalo në kategori