LAJMI I FUNDIT:

Schallenberg: Zgjidhja me Bullgarinë është afër

Schallenberg: Zgjidhja me Bullgarinë është afër

Bashkimi Evropian po përballet me një vendim të madh gjeostrategjik. Instrumenti më i rëndësishëm kundër kësaj lufte në tokën evropiane është perspektiva dhe zgjerimi i BE-së. Kjo është detyra gjeopolitike e BE-së dhe zgjerimi nuk ka qenë kurrë kaq i rëndësishëm. Prandaj, besoj se negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të hapen sa më shpejt, tha sot nga Shkupi ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg në konferencën e përbashkët për media me ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Për çështjen me Bullgarinë, Schallenberg tha se zgjidhja është afër.


“Sot jam në Shkup dhe jam shumë i inkurajuar që shoh se po i afrohemi zgjidhjes së problemit. Të gjitha pjesët e enigmës janë në tryezë dhe tani na duhet vetëm t’i bashkojmë ato. Dhe ne shpresojmë që para fillimit të verës do deri te fillimi i negociatave.

Austria dëshiron të kontribuojë dhe do të solidarizohet me Maqedoninë e Veriut në ato hapa para negociatave, sepse është një domosdoshmëri gjeostrategjike. Ju jeni fqinjët e afërt të BE-së, jeni të rrethuar nga shtetet anëtare të BE-së. Të gjitha vendet që nuk janë anëtarësuar ende duhet t’i bashkohen BE-së,” tha Schallenberg./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori