LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u vendos për vazhdimin e grevës

SBASHK-u vendos për vazhdimin e grevës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK), pas takimit të jashtëzakonshëm me kryetarët e Kuvendeve Sindikale Komunale të Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve, të dielën ka vendosur për vazhdimin e grevës.

Në njoftim për media thuhet se kreu i BSPK-së ka informuar pjesëmarrësit e këtij takimi për diskutimet në takimin me kryeministrin.


Kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve kanë përgëzuar kryetarin Hykolli për përpjekjet që të krijohen kushtet për dialog mes Qeverisë dhe Këshillit Grevist të BSPK-së duke uruar që ky dialog edhe të ndodhë me qëllim që të debatohen të gjitha çështjet dhe të arrihet marrëveshje e pranueshme.

Qëndrim unanim i pjesëmarrësve të këtij takimi ishte që derisa Qeveria nuk ulet në dialog me Këshillin Grevist të BSPK-së dhe nuk realizon kërkesat legjitime të grevistëve, greva do të vazhdojë.

Ndërkaq, Këshilli i Prindërve i Kosovës ka paralajmëruar ndërmarrjen e disa veprimeve që do të mund të ndihmonin nxënësit derisa greva në arsim po vazhdon.

Këshilli i Prindërve ka thënë se për shkak të situatës së krijuar shumë nxënës kanë filluar të çregjistrohen nga shkollat publike.

“Kjo situatë e përsëritur për të satën herë, në momentin më të rëndë të arsimit në Kosovë, është tërësisht e papranueshme dhe e paarsyeshme, e cila po dëshmohet edhe me çregjistrime të përditshme të nxënësve nga shkollat publike”, thuhet në njoftimin e tyre.

Si alternativë ndaj grevës që po vazhdon, Këshilli i Prindërve ka dhënë 5 rekomandime.

Të kërkohet furnizimi me libra i të gjithë fëmijëve përmes prindërve nga të gjitha shkollat në Kosovë qysh nesër (më 12 shtator);

Prindërit të fillojnë takime të rregullta ditore nëpër hapësirat shkollore ose kudo është e mundur, me qëllimin e vetëm marrjen e veprimeve për t’i dalë në ndihmë fëmijëve të tyre;

Prindërit të fillojnë të punojnë me fëmijët e tyre përmes platformave digjitale në internet të ofruara nga MASHT, Youtube, eShkollori e të tjera;

Prindërit të koordinohen dhe bashkëpunojnë me mësimdhënësit që duan të zhvillojnë mësim në distancë përmes platformave në internet për ta realizuar sa më mirë procesin mësimor;

Në shkollat ku është e mundur, ditëve në vijim prindërit t’i çojnë për një orë fëmijët për t’u takuar me shokët e shoqet e klasës;

“I lusim edhe të gjithë vullnetarët që kanë kapacitete për të ndihmuar mësimin në distancë të kontaktojnë me Këshillin e Prindërve të Kosovës ose këshillat e prindërve nëpër komuna ose shkolla”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Këshillit të Prindërve.

Ndryshe, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci serish ka bërë thirrje për ndërprerjen e grevës së nisur në arsim më 25 gusht.

Kërkesat e SBASHK-ut janë pagesa e 100 eurove për çdo muaj deri në miratimin e ligjit për pagat dhe pjesëmarrja e tyre në dialogun social./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori