LAJMI I FUNDIT:

SBASHK me apel për MASHT-in dhe DKA-të: Mos i’u bëni shtanazh mësimdhënësve

SBASHK me apel për MASHT-in dhe DKA-të: Mos i’u bëni shtanazh mësimdhënësve

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, nëpërmjet një komunikate për media, i ka bërë apel Ministrisë së Arsimit dhe drejtorive komunale, të mos bëjnë shantazh dhe presion për mësimdhënësit që po mbajnë grevë.

Në këtë njoftim thuhet se në shkollat ku po mbahet greva, po ndalen edhe ngrohjet, që sipas SBASHK-ut po ndikon që marrëveshja mes institucioneve arsimore të mos jetë as afër.

“Duke përdorur metoda shantazhi dhe presione ndaj mësimdhënësve dhe duke i penguar të arrijnë në vendin e tyre të punës, duke ndërprerë ngrohjen në shkolla ku mbahet greva kontribuon në rritjen e diferencës mes qëndrimeve të përfaqësuesve të arsimit dhe punëdhënësve, prandaj iu bëjmë apel MASHT-it, DKA-ve dhe Drejtorive komunale t’i lënë përpjekjet e kota për të tentuar që të thehet greva pasi grevistët janë këmbëngulës të qëndrojnë në grevë deri në realizimin e kërkesave të tyre në të gjitha rrethanat përndryshe e detyron SBAShK-un të zbaton pikën 3.1 të nenit 10 të Ligjit për greva që mundëson që të punësuarit të mos paraqiten fare në vendin e tyre të punës”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Jasharaj: Greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave
Lexo po ashtu Jasharaj: Greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave

Kjo Sindikatë u ka bërë thirrje institucioneve që të plotësojnë kërkesat e tyre, në mënyrë që nxënësit të mos humbin orët mësimore.

“Pra deri me sot dihet se ky vit shkollor ka 5 ditë më pak e deri në fund të këtij viti shkollor sa ditë të humbura mund të jenë varet nga përkushtimi i institucioneve përkatëse në realizimin e kërkesave e të punësuarve në tërë sistemin arsimor nga çerdhet  e deri në universitete”, thuhet në apelin e SBAShK-ut.

Ndryshe Ministria e Arsimit disa herë u ka bërë thirrje mësimdhënësve ta ndalin grevën, dhe t’i hapin rrugën dialogut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori