LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj: Greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave

Jasharaj: Greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës e Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se i tërë sistemi arsimor është duke iu përgjigjur grevës, e që do të vazhdoj deri në momentin e realizimit të kërkesave të tyre.

Jasharaj tha se grevistët janë me qëndrim kategorik për vazhdimin e saj.


“Greva është duke vazhduar dhe jemi  duke përfunduar kështu javën e parë të grevës. Nga raportet që kemi edhe në ditën e pestë të grevës i tërë sistemi arsimor në Kosovë, nga çerdhet, arsimi fillor dhe i mesëm por edhe Universitetet janë në grevë, dhe kjo grevë do të vazhdoj deri në momentin kur institucionet do t’i realizojnë kërkesat tona që kanë të bëjnë me koeficientet. Kjo del dhe nga vizitat që po i bëj në çerdhe dhe institucione tjera. Grevistët janë me qëndrim kategorik dhe bëjnë apel tek që të vazhdojmë kështu dhe ata na porosisin që do të vazhdojnë të jenë unik dhe të qëndrueshëm në grevën e tyre të drejtë dhe legjitime në kërkesën e realizimit të përmirësimit të koeficienteve në sistemin arsimor”, ka thënë Jasharaj.

Ai po ashtu tha se ende nuk kanë marr ndonjë zgjidhje nga institucionet për grevën e arsimit.

Jasharaj theksoi se institucionet përgjegjëse duhet të ofrojnë ofertë konkrete dhe jo oferta qesharake.

“Jo s’kemi ndonjë alternativ për zgjidhjen e kësaj çështje, përveç deklaratave që janë jo konkrete… Pala tjetër duhet të ofrojë ofertë konkrete dhe jo oferta qesharake. Ne nuk i ikim dialogut, ata kanë të drejtë të ofrojnë oferta”, potencoi ai.

I pyetur se a është në dijeni që në institucionet arsimore ku mësimdhënësit janë duke mbajtur grevë nuk ka nxehje të mjaftueshme ai tha: “Edhe ne kemi informacione të tilla të cilat do t’i verifikojmë. Do të insistojmë tek drejtorët që mos ta bëjnë këtë sepse kjo është një presion që po iu bëhet grevistëve. Nuk duhet t’iu pamundësohen kushtet minimale për mbajtjen e grevës sepse nuk është e drejtë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori