LAJMI I FUNDIT:

Sateliti i NASA-s ka fotografuar pamje të vullkanit nënujor te “shtëpia e peshkaqenëve” në thellësitë e Oqeanit Paqësor

Sateliti i NASA-s ka fotografuar pamje të vullkanit nënujor te “shtëpia e peshkaqenëve” në thellësitë e Oqeanit Paqësor

Një satelit i NASA-s ka kapur momentin kur një vullkan masiv nënujor shpërtheu në thellësitë e Oqeanit Paqësor.

Ky vullkan i veçantë – vullkani Kavachi – është i njohur për shkencëtarët pas një studimi oqeanik që u zhvillua atje në vitin 2015, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Studiuesit zbuluan se peshqit dhe peshkaqenët banojnë në ujërat acidike të mbinxehura të mbushura me squfur rreth vullkanit.

Uji përmban fragmente gurësh vullkanikë dhe besohet se peshkaqenët mund të kenë pësuar mutacion në të vërtetë për t’i ndihmuar ata të përballen me kushtet ekstreme.

Në vitet që pasuan, shkencëtarët kanë hulumtuar krijesat që jetojnë përreth dhe brenda vullkanit masiv, baza e të cilit shtrihet 1.2 kilometra deri në fundin e oqeanit.

Madje Kavachi-t i është vënë edhe pseudonimi ‘Sharkcano’ për shkak të peshkaqenëve që jetojnë në kushtet e tij të vështira.

Shpërthimi i fundit u kap nga NASA duke përdorur Operacional Land Imager – një teleskop i fuqishëm skanues në bordin e satelitit Landsat 8 në orbitë.

Sipas agjencisë hapësinore, aktiviteti i fundit zgjati disa ditë midis prillit dhe majit 2022.

“Para këtij aktiviteti të fundit, shpërthime të mëdha u vëzhguan në Kavachi në 2014 dhe 2007”, shpjegoi NASA në një deklaratë.

Vullkani shpërthen pothuajse vazhdimisht dhe banorët e ishujve të banuar aty pranë shpesh raportojnë avull dhe hi të dukshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori