LAJMI I FUNDIT:

Satelitët gjetën një galaktikë ‘fantazmë’ në afërsi të Rrugës së Qumështit (Foto)

Satelitët gjetën një galaktikë ‘fantazmë’ në afërsi të Rrugës së Qumështit (Foto)

Astronomët zbuluan një galaktikë ‘fantazmë’ përjashta diskut të Rrugës së Qumështit.

Reklama

Objekti i quajtur Atila 2 është 10,000 herë më i dobët se ndonjë satelit i njohur që ndodhet në atë hapësirë dhe mund të jetë galaktikë xhuxhe, transmeton Telegrafi.

Atë e gjeti një ekip ndërkombëtar, nëpërmjet të dhënave të satelitit Gaia derisa po kërkonin për yje me përbërje të dobët me metale, që më herët janë zbuluar në këto anë.

Disa prej yjeve brenda kësaj galaktike

“Është fantazma e një galaktike”, ka thënë autori Gabriel Torrealba.

Sipas tij, objekte të shpërndara sikur Atila 2, nuk janë parë më herët. Përkundër shtrirjes masive, hulumtuesit thonë se nuk ofron dritë aq sa pritej.

Ekipi shfrytëzuan të dhënat nga yjet RR Lyrae, për të lokalizuar objektet e fshehura mirë në fqinjësinë e Rrugës së Qumështit.

“Rr Lyrae janë gjetur në secilin satelit xhuxh të njohur, por kur gjetëm të tillë edhe në sferën e galaktikës, mbetëm shumë të befasuar”, ka thënë bashkëautori Vasily Belokurov, nga Instituti Astronomik në Cambridge.

Meqenëse të dhënat janë të pakta, hulumtuesit arritën të gjejnë mbi 100 yje në të, duke konfirmuar se kanë të bëjnë me një galaktikë.

Ekspertët konsiderojnë se Atila 2 është 130,000 vjet drite larg Rrugës së Qumështit, ndërsa ka masë edhe më të vogël se sa mendohej më parë.

Mbetet e paqartë se çfarë procesi e ka shkaktuar masën dhe mungesën e shndritjes së kësaj galaktike, ndërsa e mendohet se e tëra ka të bëjë me yjet e rrallë në të. /Telegrafi/


Në trend Fun

Më shumë
Ju keni sy të 'mprehtë' nëse mund të dalloni numrin 725 midis 'fushës' me numrat 775 në vetëm 7 sekonda

Ju keni sy të 'mprehtë' nëse mund të dalloni numrin 725 midis 'fushës' me numrat 775 në vetëm 7 sekonda

Interesante
Seksi shpallet sport në Suedi, javën e ardhshme organizohet

Seksi shpallet sport në Suedi, javën e ardhshme organizohet "Kampionati Evropian i Seksit"

Interesante
Për të kursyer para gjeti një metodë interesante, burri nga Australia qëroi bananen para se të peshonte – shpresonte të ishte më e lehtë

Për të kursyer para gjeti një metodë interesante, burri nga Australia qëroi bananen para se të peshonte – shpresonte të ishte më e lehtë

Fun
U fut në market dhe tentoi të vjedhë, shitësja ia mbyllë derën me telekomandë – hajni në Australi detyrohet të kthejë shishen me alkool

U fut në market dhe tentoi të vjedhë, shitësja ia mbyllë derën me telekomandë – hajni në Australi detyrohet të kthejë shishen me alkool

Fun
Vajza nga Teksasi ka përfunduar shkollën e mesme në moshën 14-vjeçare

Vajza nga Teksasi ka përfunduar shkollën e mesme në moshën 14-vjeçare

Interesante
Policia në Angli nxori pasagjerin nga aeroplani pasi ishte kapur duke bërë një veprim të palejueshëm në tualet

Policia në Angli nxori pasagjerin nga aeroplani pasi ishte kapur duke bërë një veprim të palejueshëm në tualet

Interesante
Kalo në kategori