Ish-drejtori i Policisë Sekrete të Maqedonisë së Veriut, Sasho Mijallkov, mund t’i shpëtojë edhe një dënimi prej 3 vjetësh burgim nëse brenda katër muajve nuk rifillon procesi gjyqësor në Gjykatën Penale të Shkupit për manipulimet zgjedhore në vitin 2013.
Për këtë vepër, ndikim në rezultatet zgjedhore, prishje e komisionit zgjedhor, Mijallkov më 2019 ishte dënuar me tre vjet burgim, por pas një ankese lënda është kthyer për rigjykim.
Procesi gjyqësor ishte paraparë të fillojë të enjten, por u anulua meqë në sallën gjyqësore mungoi Mijallkov, pasi burgu i Strugës nuk e kishte sjellë atë në seancë.
Ish-kreu i Policisë Sekrete ndodhej në vuajtjen e dënimit prej tre vjetësh për shpërdorim të detyrës dhe arritje të pasurisë në mënyrë të paligjshme të tokës ndërtimore në një zonë elitare në Shkup.
Nga burgu i Strugës mosdërgimin e Mijallkovit në gjykim e kanë arsyetuar me “gabime teknike”.
“Bëhet fjalë për gabim teknik nga ana e Gjykatës Penale. Ne, si institucion, më 14 dhjetor kemi marrë urdhër për shoqërimin e të dënuarit Sasho Mijallkov për një seancë gjyqësore më 12 dhjetor. Pra, është e qartë se është gabim teknik”, thuhet në një sqarim të burgut të Strugës.
Por, nga Gjykata Penale thonë se i akuzuari dhe mbrojtja e tij kanë qenë në dijeni për seancën e së premtes, por kanë vendosur të mos paraqiten.
“Në seancën gjyqësor të mbajtur më 12 dhjetor në prani të të akuzuarit, avokatëve të tij, si dhe shërbimit të shoqërimit nga burgu i Strugës, u tha se seanca e radhës është caktuar për datën 22 dhjetor”, thuhet në sqarimin e Gjykatës Penale.
Se a bëhet fjalë për gabim teknik apo të qëllimshëm mbetet të sqarojnë organet tjera, si Drejtoria e burgjeve të Maqedonisë së Veriut. Por, nëse gjykimi nuk nis brenda katër muajve, kjo lëndë, sipas dispozitave ligjore vjetërsohet, që nënkupton lirimin e Sasho Mijallkovit nga akuzat për këtë proces gjyqësor.
Ky zhvillim po ndodh vetëm disa ditë nga vendimi i Gjykatës së Apelit në Shkup, e cila e ktheu në rigjykim edhe një vendim tjetër të Gjykatës Penale, e cila e kishte dënuar me 12 vjet burgim ish-drejtorin e Policisë sekrete maqedonase, Sasho Mijallkov.
Ai ishte gjykuar për përgjime masive që besohet se ishin bërë nga viti 2008 deri në vitin 2015 dhe përfshinin politikanë, zyrtarë, gazetarë, klerikë dhe të gjithë ata që pushteti i atëhershme që drejtohej nga ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, i konsideronte, “kundërshtarë të qeverisë”.
Mijallkov është dënuar me 8 vjet burgim edhe për furnizimin e institucionit që drejtonte me pajisjet të përgjimit, por edhe për këtë gjykim ai ka paraqitur ankesa në instancat më të larta gjyqësore.
Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, nuk i ka komentuar këto vendime duke theksuar se “pushteti gjyqësor është i pavarur dhe Qeveria nuk ndërhyn në punën e tij”.
Mirëpo, presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin vjetor para deputetëve, të enjten, tha se “gjendja është alarmante” dhe se “nuk do të ketë drejtësi derisa nuk shohim gjykatës dhe prokurorë në burg”.
“Nuk ka drejtësi nëse nuk ka politikanë aktualë në burg për korrupsion, por drejtësi nuk do të ketë derisa të jenë të lirë gjyqtarët dhe prokurorët që marrin vendime skandaloze që ndoshta fshihen pas motiveve korruptive”, tha Pendarovski.
Zvonko Davidoviq, njohës i çështjeve juridike, thotë se nëse nuk ndërmerren masa, të gjithë të akuzuarit dhe të dënuarit për shpërdorim të detyrës dhe korrupsion mund të lirohen nga dënimet apo nga ndjekja penale.
Ai për këtë gjendje fajëson partitë politike, të cilat, siç shprehet, në gjyqësor i kanë vendosur “njerëzit e tyre”.
“Askush nuk dëgjon dhe as që ka dëshirë që gjendja të përmirësohet pasi çdo parti politike që është në pushtet, gjyqësorin e sheh si një mjet të mirë që të përballet me gjithçka që i duhet dhe që i pengon në arritjen e qëllimeve të saj”, thotë Davidoviq.
Sasho Mijallkov është familjar dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili më 13 nëntor të vitit 2018 është arratisur në Hungari për t’i ikur vuajtjes së dënimit prej 12 vjetësh e gjysmë burgim shpërdorim të detyrës.
Rasti me Mijallkovin, por edhe me disa emërime në gjyqësor, ndërkohë, ka rritur kritikat nga BE-ja dhe në veçanti nga SHBA-ja, e cila më 6 dhjetor dërgoi në Shkup një ekip për sanksione për të hetuar funksionarët dhe ish-funksionarët e dyshuar për korrupsion./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ali Ahmeti shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranës, Rama: Falë tij, shqiptarët në RMV po jetojnë ditët më të mira
Kasami: VLEN si pjesë e Qeverisë do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve
“Ju kemi njohur para lufte…ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit