LAJMI I FUNDIT:

SASHK: Projekt ligji për rroga është diskriminues dhe lë hapësirë që Qeveria vetë të sjellë vlerësime dhe vendime

SASHK: Projekt ligji për rroga është diskriminues dhe lë hapësirë që Qeveria vetë të sjellë vlerësime dhe vendime

Projekt ligji për rroga në sektorin publik është diskriminues dje antikushtetues. Jo vetëm që e kufizon pjesëmarrjen e sindikatave në sjelljen e vendimeve të Qeverisë, njëherit, e eliminon mundësinë për rregullim të rrogave dhe kompensimeve me marrëveshjet kolektive, reagojnë nga Sindikata për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK). Kërkojnë tërheqje të projekt versionit dhe takim me propozuesin – Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA).

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov sot në konferencë për shtyp i paraqiti konkludimet e SASHK-ut se projekt ligji është në kundërshtim me Kushtetutën dhe i rrezikon të drejtat e punëtorëve.


“Konstatimi i pagesës së komponentit shtesë të rrogës dhe kompensimit të rrogës do të sigurohet dhe do të paguhet nëse buxheti siguron mjete, nëse kjo do të thotë se nëse ne punojmë sepse është paraparë me ligj, në një moment dikush vlerëson se në buxhet nuk ka mjete, supozoj ai është ministri i Financave dhe ministri i resorit, atëherë atë që ne e kemi punuar, nuk do të na paguhet?! Definitivisht, në kundërshtim me dispozitat kushtetuese, Rrogat dhe kompensimet e rrogave mund të kufizohen dhe ulen nën kushte të caktuara me këtë ligj, gjithashtu, nëse bëhet vlerësimi se buxheti nuk ka mjete apo se prioritetet e shteteve janë disa veprimtari të tjera, atëherë rrogat mund të ulen, kjo do të thotë se punëtorët nuk do të kenë kurrfarë ndikimi, sindikatat nuk do të kenë kurrfarë ndikimi”, vlerësoi kryetari i SASHK-ut.

Sipas tij, fakti që metodologjia për analiza të vendeve të punës rregullohet me dekret të Qeverisë sërish i rrezikon dialogun dhe partneritetin social.

Tha se nëse propozim ligji kalon, në atë rast për një periudhë të caktuar kohore do të barazoheshin rrogat më të ulëta me ato më të lartat.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori