LAJMI I FUNDIT:

Sarkozy konfirmon ofertën e re për presidencën franceze

Sarkozy konfirmon ofertën e re për presidencën franceze

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, ka konfirmuar se do të garojë në zgjedhjet partiake të republikanëve në muajin nëntor, me qëllim që të zgjidhet kandidati i kësaj force politike në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të mbahen në vitin 2017.

Sarkozy pritet të heq dorë nga posti i tij si kryetar i Partisë Republikane, si kusht thelbësor për të marrë pjesë në primare.


Megjithatë kandidatura e tij është kundërshtuar ashpër nga ish-kryeministri Alain Juppé, i cili do të jetë gjithashtu një kandidat. Ky i fundit ka patur vazhdimisht një avantazh në sondazhet e realizuara kundrejt ish-presidentit, por mesa duket së fundmi Sarkozy ka arritur të fitojë një mbështetje më të madhe.

Megjithatë, projeksionet paraprake tregojnë se nga ana tjetër Alain Juppé gëzon një simpati më të madhe nga votuesit jashtë Parisit.

Tashmë 61-vjeçar, Sarkozy ka shërbyer si presideni i Francës për një mandate përgjatë viteve 2007-2012. Ai nuk arriti që të fitojë një mandate të dytë kur u përball me socialistin Francios Hollande, i cili është aktualisht presidenti i Francës.