LAJMI I FUNDIT:

Sarkozy akuzohet se i dha punë fiktive ish-gruas: Ajo paguhej tremijë euro për 72 orë në muaj

Sarkozy akuzohet se i dha punë fiktive ish-gruas: Ajo paguhej tremijë euro për 72 orë në muaj

Nicolas Sarkozy është goditur nga pretendimet se ish-gruas i kishte dhënë një punë fiktive e paguar mirë, gjegjësisht si asistente parlamentare me kohë të pjesshme ndërsa ishte në qeveri.

Cecilia Attias, gruaja e dytë e ish-presidentit francez, thuhet se ishte punësuar si asistente në asamblenë kombëtare kur u promovua në ministër të brendshëm nën presidentin Zhak Shirak në vitin 2002.


Pretendimi ka jehonë të akuzave të ngritura kundër François Fillon, i cili ishte kryeministër nën Sarkozyn dhe gruas së tij, Penelope, gjë që çoi ata të dënoheshin për përvetësimin e fondeve publike në qershor të vitit të kaluar, raporton theguardian.

Gazeta satirike Le Canard Enchaine tha se Cecilia Sarkozy, siç ishte atëherë, paguhej gati 3,100 euro në muaj për 76 orë punë. Le Canard tha se nuk mund të gjente prova se ajo kishte bërë ndonjë punë.

Shoqëruesit e Nicolas Sarkozy nuk e mohojnë se Cecilia Sarkozy ishte e punësuar si asistente parlamentare, por kanë mohuar me forcë akuzat se puna ishte “fiktive”. /Telegrafi/