Sarah Jessica Parker tregon të vërtetën për Carrie Bradshaw: Njerëzit mendojnë se jam ajo

Sarah Jessica Parker ka folur për keqkuptimin më të madh që fansat kanë për të, pas gati tri dekadash të lidhur ngushtë me personazhin e Carrie Bradshaw në “Sex and the City”.
Në një intervistë për “British Vogue”, aktorja 61-vjeçare u pyet se cili është keqkuptimi më i zakonshëm që njerëzit kanë për të. Përgjigjja e saj ishte e drejtpërdrejtë: “Se unë jam Carrie”.
Parker e ka interpretuar Carrie Bradshaw për rreth 27 vjet, fillimisht në serialin “Sex and the City”, më pas në dy filmat e tij dhe së fundmi në serialin “And Just Like That”.

Megjithatë, ajo ka dashur të bëjë të qartë se personazhi i famshëm është i ndryshëm nga ajo në jetën reale, shkruan DailyMail.
Gjatë intervistës, aktorja bëri edhe një shaka për Carrie-n. E pyetur se si do të quhej një buletin i saj në Substack, Parker sugjeroi titullin “Nuk mund të mos pyesja veten”, një referencë e drejtpërdrejtë për frazën karakteristike të Carrie-t.

Pavarësisht dallimeve mes tyre, Parker pranoi se ka një ngjashmëri të madhe me personazhin: dashurinë për modën dhe veçanërisht për këpucët.
Ajo zbuloi se, nëse do të duhej të zgjidhte vetëm një palë për gjithë jetën, do të merrte sandalet romake të Vivienne Westwood nga koleksioni pranverë/verë 2009.
Parker gjithashtu e cilësoi familjen si arritjen e saj më të madhe. Ajo është e martuar me aktorin Matthew Broderick që prej vitit 1997 dhe së bashku kanë tre fëmijë: djalin James, 23 vjeç, dhe binjaket Marion dhe Tabitha, 17 vjeç. /Telegrafi/


















































