LAJMI I FUNDIT:

Sapuni antibakterial megjithatë është I RREZIKSHËM për shëndetin: Shtatzënat nuk bën ta përdorin, por as fëmijët

Sapuni antibakterial megjithatë është I RREZIKSHËM për shëndetin: Shtatzënat nuk bën ta përdorin, por as fëmijët

Shkencëtarët kanë zbuluar që sapuni antibakterial përmban kimikate toksike dhe ekspozimi i mitrës atyre kimikateve mund të ketë pasoja serioze për fetusin.

Kimikati i quajtur triclocarban (TCC) kalon nëpër placentë dhe nëpërmjet ushqimit me gji transmetohet te fëmija, tregon studimi.


Hulumtuesit në Laboratorin Kombëtar Lawrence Livermore, nga Kalifornia, kanë thënë që ekspozimi i përditshëm mund të çojë deri në dëmtime “të pariparueshme” të organeve vitale, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu kanë konstatuar që fëmijët mund të bëhen obezë, nëse nënat e tyre kanë përdorur sapun antibakterial gjatë shtatzënisë.

TCC-ja pengon metabolizmin e lipideve, përkatësisht ngadalëson zbërthimin natyral të yndyrës në trup.

Ekspozimi në jetën e hershme ka potencial të shkaktojë përfundime të pakthyeshme për shkak të natyrës së brishtë të sistemit të organeve dhe mekanizmave mbrojtës në zhvillimin e trashëgimisë.

Dëshmia

Studimi ka publikuar dëshminë e parë që TCC-ja lehtë mund të kalojë nga e ëma te pasardhësit. Kjo është brengosëse, duke pasur parasysh që kimikatet janë një ndër ndotësit më të shpeshtë të zbuluar në ujërat e zeza.

Hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar koncentrim të lartë të TCC-së në tru, për të cilat më herët është treguar që pengojnë zhvillimin e organeve.

Studimi i ri pason raportin e Universitetit në San-Francisko, i cili ka treguar që sapunët antibakterialë janë të padobishëm në vrasjen e baktereve.

Më shumëse 200 shkencëtarë kanë përpiluar dëshmitë të cilat tërheqin vërejtjen që kimikatet në produktet e tilla mund të shkaktojnë më shumë dëm sesa dobi. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori