LAJMI I FUNDIT:

“Sapo e takoi dhe tashmë e do” – macja nuk dëshiron të ndahet nga vogëlushja

“Sapo e takoi dhe tashmë e do” – macja nuk dëshiron të ndahet nga vogëlushja

Macja Chasey është bërë një yll në rrjetin social TikTok pasi pronari i tij ndau një video që tregonte se ai refuzonte të ndahej me vajzën e vogël Sophie.

Videoja është parë nga gati 30 mijë përdorues në këtë platformë dhe ka mbledhur më shumë se 3.5 milionë pëlqime.


“Sapo e takoi dhe tashmë e do”, thuhet në përshkrimin e postimit dhe në video shihet vogëlushja duke përqafuar macen që po fle në krahë.

“Chasey, hajde, lëre Sophie të shkojë, ajo duhet të flejë,” dëgjohet duke thënë pronari, ndërsa macja refuzon ta lëshojë vajzën dhe tingëllon sikur po thotë “Jo”.

Njerëzit u mahnitën nga kjo video. “Lërini të qetë, ata mund të flenë bashkë”, “Kjo është e adhurueshme”, “Sikur të ishin macet e mia të tilla. Më duhet t’i ndjek nëpër shtëpi për të marrë pak vëmendje”, “Sa shumë e do ai atë”, janë vetëm disa nga komentet. /Telegrafi/

@dontstopmeowing The fact that he just met her and he’s practically in love #fyp #foryou #foryoupage ♬ original sound – Kareem & Fifi