LAJMI I FUNDIT:

SAP lanson platformën për zhvillimin e aplikacioneve bazuar në teknologjinë Blockchain

SAP lanson platformën për zhvillimin e aplikacioneve bazuar në teknologjinë Blockchain

Gjiganti i softuerit për biznese SAP, ka lansuar një platformë e bazuar në re (Cloud) të dedikuar për të ndihmuar korporatat që duan të zhvillojnë aplikacione bazuar në teknologjinë Blockchain.

SAP do tu ofrojë bizneseve një strukturë për ndërtimin e aplikacioneve mbi sistemet e teknologjisë Blockchain si Hyperldedger Fabric, platformë e lansuar nga Fondacioni Linux ku SAP është një ndër kontribuuesit kryesor, përcjell Telegrafi.


Kompania tha se ka punuar me 65 biznese në kuadër të iniciativës “Blockchain Co-Innovation” për të testuar aplikacione bazuar në teknologjinë Blockchain të industrive të ndryshme si të furnizimit, prodhimit, transportimit ushqimit dhe farmaceutikës.

Përveç kësaj, SAP tha se do të formojë një bashkim të Blockchainit, anëtarët e të cilit do të përdoren teknologjitë e zhvilluara nga grupi dhe në mesin e tyre janë HP, Intel dhe UPS.

Pas Microsoft, IBM, Baidu dhe Tencent, SAP është kompania e radhës që lansoi një platformë për zhvillimin e aplikacioneve bazuar në teknologjinë Blockchain. /Telegrafi/