Santiana Maloku mahnit me poza në bikini buzë pishinës

Santiana Maloku ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjete sociale me paraqitjen e fundit verore.
Modelja publikoi disa imazhe nga një pishinë luksoze, ku shfaqet e veshur me bikini ngjyrë vjollcë që theksonin linjat e saj trupore.
Në njërën prej fotografive, Santiana shihet duke pozuar brenda xhakuzit, ndërsa në tjetrën ka zgjedhur një pamje më artistike, duke kthyer shpinën drejt aparatit fotografik dhe duke shijuar panoramën e detit.

Pamja tropikale me palma dhe horizontin e kaltër i dha setit fotografik një atmosferë të qetë e luksoze.
Në përshkrimin e postimit, ajo përdori një shprehje latine: “Aquila non captat muscas”, që do të thotë “Shqiponja nuk kap miza”, një mesazh që lë të kuptohet se Maloku nuk ndalet nga gjërat e vogla dhe shpërqendruese.
Fotografitë kanë marrë mijëra pëlqime dhe dhjetëra komente nga ndjekësit, të cilët e komplimentojnë për stilin e saj. /Telegrafi/





























































