LAJMI I FUNDIT:

Sanksionet perëndimore i ‘fshijnë’ ekonomisë ruse 15 vjet fitime

Sanksionet perëndimore i ‘fshijnë’ ekonomisë ruse 15 vjet fitime

Pas goditjes me sanksionet perëndimore, përballjes me një ikje masive të kompanive, një “ikje truri” dhe një kolaps në eksporte, ekonomia ruse do të fshijë 15 vjet fitime.

Raporti i Institutit të Financave Ndërkombëtare (IIF) thekson se ekonomia e Rusisë do të tkurret 3 për qind në 2023, me shifra që ka të ngjarë të përkeqësohen pasi sanksionet pritet të zgjerohen dhe shtrëngohen në muajt e ardhshëm.

“Masat shtesë, si ato që lidhen me sistemin financiar dhe eksportet e importet kryesore ruse, do të ishin të mundshme dhe mund të çonin në pasoja dramatike për ekonominë ruse, si dhe aftësinë e qeverisë për të vazhduar përpjekjet e saj të luftës në Ukrainë”, thekson raporti, përcjell Telegrafi.

IIF parashikon që kapitali rus do të tkurret 25 për qind në vitin 2022, importet me 28 për qind dhe eksportet 25 për qind.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me aleatët evropian kanë vendosur sanksione gjithëpërfshirëse që synojnë të ndëshkojnë Rusinë dhe të pengojnë aftësinë e Moskës për të financuar agresionin e saj ushtarak në Ukrainë. /Telegrafi/