LAJMI I FUNDIT:

Sane dhe Kimmich po largohen nga Bayerni – dy yjet gjermanë do t’i bashkohen të njëjtit klub

Sane dhe Kimmich po largohen nga Bayerni – dy yjet gjermanë do t’i bashkohen të njëjtit klub

Dy yjet e Bayern Munich, Leroy Sane dhe Joshua Kimmich raportohet se do t’i bashkohen të njëjtit klub në një transferim të dyfishtë.

Pothuajse dy javë pas hapjes së afatit kalimtar të janarit, nuk është bërë ende ndonjë lëvizje e madhe nga skuadrat më të mira në botë, me shumicën prej tyre që po marrin kohën për të kompletuar më vonë marrëveshjet.

Gjiganti gjerman Bayern Munich është lidhur me disa emra të mëdhenj deri më tani, duke përfshirë Trent Alexander-Arnold, kontrata e të cilit me Liverpoolin skadon në fund të sezonit.


Por tani, klubi gjerman ka marrë një goditje të madhe pasi dy prej lojtarëve të tyre kryesor raportohet se kanë arritur marrëveshje për t’u larguar nga Gjermania dhe për t’iu bashkuar të njëjtit klub.

Sipas mediumit spanjoll El Nacional, që të dy Sane dhe Kimmich raportohet se kanë arritur marrëveshje për t’u bërë pjesë e Barcelonës si lojtarë të lirë në verë.

Që të dy lojtarët po futen në gjashtë muajt e fundit të kontratave të tyre, gjë që i lejon ata të negociojnë transferimin e tyre diku tjetër nga 1 korriku.

Dhe përkundër interesimit nga disa klube të ndryshme në Ligën Premier, duket se Sane dhe Kimmich që të dy kanë vendosur t’i bashkohen Barcelonës dhe të ribashkohen me trajnerin Hansi Flick.

Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Lexo po ashtu Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford

Teksa luante nën urdhrat e teknikut gjerman, Sane shënonte 10 gola dhe asistonte në 12 të tjerë në 44 ndeshje të luajtura.

Në ndërkohë, Kimmich ka bërë më shumë paraqitje për Flick se sa çdo trajner tjetër në karrierën e tij, duke luajtur në 74 ndeshje për Bayern Munich.

Në këto ndeshje, ai ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në 26 të tjerë, duke u bërë pjesë e pandashme e formacionit titullar të Flick./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lamine Yamal lidhet me një transferim shokues që do të trondiste Evropën – dy klube janë në garë

Lamine Yamal lidhet me një transferim shokues që do të trondiste Evropën – dy klube janë në garë

Ndërkombëtare
Skandaloze/ Policia serbe bastisë zhveshtoren e futbollistëve të Tërnocit pas ndeshjes

Skandaloze/ Policia serbe bastisë zhveshtoren e futbollistëve të Tërnocit pas ndeshjes

Ligat tjera
Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Sportet Luftarake
Një rikthim, tri mungesa – Real Madridi publikon listën e lojtarëve të ftuar për sfidën ndaj Arsenalit

Një rikthim, tri mungesa – Real Madridi publikon listën e lojtarëve të ftuar për sfidën ndaj Arsenalit

Liga e Kampionëve
Xherdan Shaqiri shënon në portën e Amir Saipit në derbi

Xherdan Shaqiri shënon në portën e Amir Saipit në derbi

Ligat tjera
Man City tentoi ta ‘rrëmbejë’ lojtarin kryesor të Hansi Flick, por Barcelona ia mbylli derën

Man City tentoi ta ‘rrëmbejë’ lojtarin kryesor të Hansi Flick, por Barcelona ia mbylli derën

Premier League
Kalo në kategori