Mes viktimave raportohet se ka edhe 3 fëmijë. Sipas të përditshmes 'Usa Today' mësohet se viktimat janë shënuar në pjesën më të madhe nga rënia e pemëve, në New Jerseiy, New York, Maryland, North Carolina, West Virginia, Pensilvania dhe Connecticut dhe 1 në Kanada.

Në New York qindra mijëra njerëz kanë vuajtur mungesën e energjisë elektrike, ndërprerja më e madhe kjo që prej vitit 2003. Në Battery Park, uji arriti mbi katër metra, duke thyer rekordin e arritur në Manhattan në vitin 1960, ku gjatë stuhisë Donna uji arriti në një metër.

Ka arritur në 38 bilanci i viktimave nga uragani “Sandy” në brigjet lindore të SHBA-së. Ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për të mbijetuar, ndërkohë që 7.5 milionë banorë janë ende pa energji elektrike. Autoritetet kanë nisur punën për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga uragani Sandy.

Kalimi i uraganit ''Sandy'' detyroi autoritetet amerikane të mbyllin tre centrale bërthamore, mes tyre centralin bërthamor ''Indian Point'', në periferi të Nju Jorkut, njoftoi botimi elektronik i ''Wall Street Journal''.  

''Një tjetër central bërthamor i mbyllur pjesërisht është edhe 'Hancock Bridge' në Nju Xhersi'', shton gazeta amerikane. /Telegrafi/


E plotësuar - Uragani “Sandy” deri tash ka shkaktuar 33 viktima në SHBA dhe në Kanada, ndërsa numri i viktimave mund të rritet. Presidenti amerikan, Barack Obama i ka shpallur New York-un dhe New Jersy “zona të fatkeqësisë së madhe” 

Guvernatori i New York-ut, Michael Bloomberg deklaroi se vetëm në këtë kryeqendër kanë humbur jetën 10 veta, janë djegur mbi 80 shtëpi dhe banesa si dhe pritet rritja e numrit të viktimave.

sandy kaos

Në New York rrugët janë të boshatisura, kurse në disa vende vërehen makina policie. Në Avenynë e Pestë, Madison Aveny po mbretëron qetësi dhe një kaos nga dëmet e stuhisë, dhe se mund të shikohet ndonjë kalimtar rasti.

“Deri tani mbi 750 mijë njerëz nuk kanë energji në Manhattan dhe se gjatë natës gati tërë qyteti ka qenë pa drita. Janë regjistruar më shumë se 20 zjarre dhe janë djegur më shumë se 80 shtëpi. Kemi përjetuar stuhinë që nuk mbahet mend dhe njërën nga më të mëdhatë që mban mend historia e këtij qyteti. Këtë e përjetuam dhe dëmet janë të paprecedentë”, deklaroi Bloomberg. /Telegrafi/ 


E plotësuar - Uragani "Sandy", tashmë i klasifikuar si stuhi tropikale, vijon të shkaktojë dëme dhe viktima në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raportohet se të paktën 28 persona kanë vdekur në SHBA dhe në Kanada, si pasojë e stuhisë “Sandy”, që goditi mbrëmë bregun lindor të SHBA-ve. Presidenti amerikan, Barack Obama i ka shpallur New York-un dhe New Jersy “zona të fatkeqësisë së madhe”.

Bursa e Wall Street vijon të qëndrojë e mbyllur dy ditë rresht për shkak të kushteve të motit, hera e parë kjo që prej vitit 1888. Mendohet se dëmet e kësaj stuhie do të jenë mes 10 mijë dhe 20 miliardë dollarëve. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka shpallur gjendjen e katastrofës në New York dhe New Jersey.

Ndërkohë ka arritur deri në 4 metra uji në disa zona të caktuara në New York, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike. Pikërisht ky problem me energjinë ka shkaktuar edhe një zjarr të madh në Queens, që tashmë ka shkatërruar 50 shtëpi dhe ka lënduar dy persona. Po ashtu janë regjistruar dy vatra të tjera zjarri në Brooklyn, të cilat janë lokalizuar dhe janë vënë nën kontroll shpejt.

Rrugët e New York-ut janë mbushur me ujë dhe metrotë janë bllokuar keqi, aq sa paniku dhe frika më e madhe është që për ditë të tëra qarkullimi në qytet do të jetë i paralizuar. Autoritetet thonë se do të duhen ndoshta edhe katër ditë që të eliminohet totalisht uji në metro.

"Sandy" ka provokuar edhe një prishjen e një prej digave në veri të New Yersey-t, gjë që ka shkaktuar përmbytjet e qyteteve si Monachie, Little Ferry e Carlstadt, ku uji arrin deri në 1 metër.

“Sandy” prej mesnatës se kaluar nuk u cilësua më si një  uragan, por një super stuhi post-tropikale me erëra të qëndrueshme prej 137 km/h.

Fuqia e tij u rrit ndjeshëm përgjatë rrugëtimit të tij shkatërrimtar, duke lënë pa energji elektrike rreth 2.8 milion banorë. Niveli i ujit arriti në shifra rekord në Manhatan.

Për shkak të Sandy-t autoritetet u detyruan të evakuojnë rreth 200 pacientë nga një spital në New York.

Ndërsa në Bellevue Hospital Center, kati i parë u përmbyt nga uji dhe energjia elektrike u ndërpre. Megjithatë situata u vu shpejt nën kontroll nga autoritetet dhe nuk paraqitet problem për asnjë prej pacientëve.

Stuhia goditi edhe Atlantic City mbrëmjen e së hënës. "Unë jetoj prej 16 vjetësh këtu, por ajo që kam parë këtë radhë është shokuese dhe e pabesueshme", thotë pronari i një prej tavernave në AC.

Ndërsa në lagjen e poshtme të Manhattani-t, Baterry Park uji ka përmbytur rrugët, duke thyer rekordin që shënoi Uragani "Donna" që goditi zonën në vitin 1960. Zona tashmë është krejtësisht e bllokuar, shkollat e janë të mbyllura dhe popullsia është evakuuar prej drekës së të hënës. 

Uragani “Sandy” ka ndërprerë fushatën vetëm një javë para zgjedhjeve presidenciale.

Edhe presidenti Obama, edhe kandidati republikan, Mitt Romney, kanë anuluar aktivitetet e fushatës si pasojë e stuhisë. 


E plotësuar - Vlerësimet fillestare të dëmeve të shkaktuara nga Uragani “Sandy” mund të jenë 20 miliardë dollarë, vlerëson kompania e parashikimeve të dëmeve, “Eqecat”. Disa ekonomistë thonë se ato mund të arrijnë në 100 miliardë. Ndërsa, revista “Time”, duke cituar profesorin Peter Morice, niset nga mesatarja e këtyre dy ekstremeve. Sipas tij, dëmet mund kapin vlerën prej 45 miliardë dollarëve amerikanë. 

obama sandy

“Sandy” deri tash ka marrë jetët e 17 personave, ndërsa ka lënë pa rrymë afro shtatë milionë njerëz. Portet detare në lindje janë të mbyllura, ndërsa 50 shtëpi në New York janë rrafshuar për toke. Po ashtu, është shkatërruar penda në New Jersey, është fundosur pjesa më e madhe e Atlantic City, si dhe shëtitorja e famshme e saj. Miliona njerëz e kanë pritur mëngjesin me shtëpi të përmbytura e të dëmtuara.

“Eqecat” ka deklaruar se dëmet nga pronat e siguruara mund të sillen prej 5-10 miliardë dollarë, ndërsa dëmi i plotë ekonomik prej 10-20 miliardë dollarë.

"Sandy është një stuhi e madhe që ka goditur 20 për qind të popullsisë amerikane”, thuhet në deklaratën e presidentit të kompanisë, Tom Larsen.

new york

Vlerësimet fillestare të dëmeve të shkaktuara nga uragani “Irene” kanë shkuar në shtatë miliardë dollarë, por dëmi përfundimtar ishte mes 10 dhe 15 miliardë dollarëve. Morice thotë se do të ketë rritje të vlerësimeve fillestare, duke pas parasysh se “Sandy” ka prekur afro 60 milionë njerëz.

Është e mundur që dëmi i shkaktuar nga “Sandy” ta arrijë dëmin më të madh që ndonjë uragan ka shkaktuar në historinë njerëzore: uragani “Long Island Express” më 1938 ka shkaktuar dëme në vlerën prej 47 miliardë dollarë, duke vrarë qindra persona në bregun lindor.

Aeroportet në bregun lindor janë mbyllur që të dielën, ndërsa vlerësohet se dëmet ditore arrijnë në 10 milionë dollarë. Dëmet e përgjithshme të industrisë ajrore arrijnë në 450 milionë dollarë.

Duke pas parasysh se jeta u bllokua në shumë pjesë urbane, disa thonë se dëmet ditore arrijnë në 10 miliardë dollarë. /Telegrafi/


E plotësuar - Përmasat e dëmeve që ka shkaktuar uragani “Sandy” ende nuk janë të njohura, përderisa çdo çast ka raportime për të zhdukur.

"Sandy" i drejtohet Kanadasë, por fatmirësisht intensiteti i uraganit është dobësuar.

Në kulmet e ndërtesave raportohet se ka njerëz që kërkojnë shpëtim.

Për herë të parë që prej vitit 1888, Bursa “Wall Street” vijon të qëndrojë e mbyllur dy ditë rresht, për shkak të kushteve të motit,. Mendohet se dëmet e kësaj stuhie do të jenë mes 10 mijë dhe 20 miliardë dollarëve.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama ka shpallur gjendjen e katastrofës në New York.

Ndërkohë, ka arritur deri në 4 metra uji në disa zona të caktuar në New York, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Përmbytjet shkaktuan edhe mbylljen e tre aeroporteve të zonës, LaGuardia, John F. Kennedy dhe Newark Liberty.

Kryebashkiaku i New Yorkut, Michael Bloomberg, tha për mediat se ka një sasi të madhe uji në zonën e poshtme të Manhattanit, ndërsa dhjetëra pemë janë shkulur nga vendi duke sjellë bllokimin ë rrugëve.

"Ne e dinim që do të ishte një stuhi shumë e rrezikshme dhe ndodhi ajo që ne prisnim. Më e keqja ndodhi dhe qyteti tani po ndjenë pasojat", tha Bloomberg.

Obama ka firmosur deri tani nëntë deklarata emergjence që mbulojnë nëntë shtete amerikane. /Telegrafi/


E plotësuar - New Yorku po shkatërrohet nga zjarret dhe vërshimet, ndërsa stuhia e stuhive nuk ka të ndalur. Më poshtë mund të shihni xhirimet e reja nga katastrofa që ka kapluar bregun lindor të SHBA-ve.

Sipas zëdhënësit të Guvernatorit të New Yorkut, janë të paktën 15 viktima të uraganit “Sandy” apo “Frankestorm” - siç e quajnë mediat amerikane.

“Sandy” prej mesnatës së kaluar nuk u cilësua më si një uragan, por një super-stuhi post-tropikale me erëra të qëndrueshme prej 137 kilometra në orë.

"Sandy go home” (Sandy, shko në shtëpi), janë lutjet e solidarizimit me popullin amerikan të njerëzve nga mbarë bota. /Telegrafi/


E plotësuar - Stuhia “Sandy”, e cila bie në kategorinë cikloneve post-tropikale, ka arritur të hënën në bregun lindor amerikan. Niveli i detit është rritur për gati katër metra, duke përmbytur metrot dhe duke ndërprerë energjinë elektrike...

Siç është raportuar nga mediat amerikane, të paktën 13 të vdekur janë në bregdetin lindor. Viktima janë raportuar në New Jersey, New York, Maryland, West Virginia, Pennsylvania dhe Connecticut. 

 

Dy burra u vranë në Nju Jork, kur pemët ranë mbi ta. Një grua u vra në Queens, atëherë kur shkeli në ujin ku ishte një kabllo rryme. U vranë dhe dy djem të rinj në shtëpinë e të cilëve në Westchester ra një pemë, raporton NBC. Dy persona të tjerë vdiqën kur në makinën e tyre ra një pemë. 

Pa energji elektrike kanë mbetur 6.5 milionë njerëz në 13 shtete, raporton CNN.

Atlantic City stuhinë e priti nën ujë. Rrugët u shndërruan në lumenj. Në New York, në kuartin Chelsea, u shkatërrua fasada e një ndërtese katër katërshe duke shkatërruar hapësirat e brendshme. Është shembur edhe vinçi në krye të një rrokaqielli në ndërtim e sipër. Siç raporton AP, situata më e keqe në është metron Queens Midtown dhe Brooklyn-Battery ku janë përmbytur shtatë tunele.

Metroja 108 vjet e vjetër e New Yorkut asnjëherë nuk është ballafaquar me shkatërrime si të natës së kaluar. “Sandy” ka krijuar kaos në sistemin e transportit në çdo qark e në rajon.

Gjithashtu, në New York është evakuuar spitali NYU Langone Medical Center, ku ka qenë rreth 200 pacientë. Evakuimi është urdhëruar pasi spitali mbeti pa rrymë dhe pa gjeneratorin ndihmës.

“Yahoo News” raporton se 19 punëtorë janë bllokuar në elektranën Consolidated Edison në Manhattan lindor. Aty ndodhi një eksplodim.

Kompanitë ajrore kanë anuluar 12 mijë fluturime, ndërsa transporti publik është pezulluar në tërë bregun lindor. Dëmet janë prej 10-20 miliardë dollarë.

Përndryshe, “Sandy” në Karaibe ka vrarë 69 vetë. /Telegrafi/ 

E plotësuar - Një vinç i ndërtimtarisë, i cili gjendet në një lartësi që mbërrin katin e 65-të të një ndërtese në qendër të Manhattan në New York , tashmë është shkëputur nga baza e tij dhe kërcënon të bie në rrugë, si pasojë e stuhisë që i ka paraprirë uraganit “Sandy”.

Sipas televizioneve të New Yorkut në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet për shpëtim të cilat do të përpiqen ta sforcojnë sërish vinçin dhe ta parandalojnë rënien e tij në tokë. 

 

Qytetarëve, edhe ashtu të paktë nëpër rrugët e New Yorkut , iu është ndaluar të kalojnë nëpër Rrugën 57 ku gjendet vinçi. Ndërsa inspeksioni ndërtimor i New Yorkut kishte ndërprerë të gjitha punimet nga e shtuna pasdite në pritje të uraganit “Sandy”.

Uragani “Sandy”, me një stuhi të fuqishme dhe rrebesh shiu ka goditur sot bregdetin lindor të SHBA-së,si pasojë e kësaj është ndërprerë komunikacioni dhe janë mbyllur të gjitha shërbimet e tjera, kurse mijëra qytetarë kanë ikur nga shtëpitë e tyre duke lëvizur drejt viseve më të larta.

sandy 1


Meteorologët parashikojnë se stuhia më e fuqishme e uraganit “Sandy” pritet të godas sonte në orët e vona bregdetin e New Jersy , në jug të New Yorkut.

sandy 2

Janë rreth 50 milionë njerëz në brezin bregdetar të SHBA-së që do të goditen nga stuhia që ka arritur gjerësinë e goditjes në rreth 1 600 kilometra.

sandy 3

sandy 4

sandy 5

Meteorologët parashikojnë s kjo mund të jetë stuhia më fuqishme tokësore që kaq goditur ndonjëherë SHBA-të. /Telegrafi/