LAJMI I FUNDIT:

Sanchez: Te Unitedi nuk pata formën më të mirë shkaku i taktikave të lojës

Sanchez: Te Unitedi nuk pata formën më të mirë shkaku i taktikave të lojës
Jose Mourinho - Alexis Sanchez (Getty Images)

Superylli i Manchester Unitedit, Alexis Sanchez po përpiqet të mbajë lart reputacionin e tij me fanellën e Djajve të Kuq që nga bashkimi me ta.

Sanchez ka gëzuar jo më shumë se dy ndeshje të mira që nga nënshkrimi për klubin në janar nga Arsenali.


Ai ishte i rëndësishëm në rikthimet kundër Manchester Cityt në ligë dhe Tottenham në Kupën FA, ndërsa pjesa tjetër e ndeshje ishte për tu harruar.

Gjashtë lojtarët që nuk i merituan milionat që i fitojnë nga klubet e tyre këtë sezon
Lexo po ashtu Gjashtë lojtarët që nuk i merituan milionat që i fitojnë nga klubet e tyre këtë sezon

Megjithatë, ylli kilian i ka fajësuar taktikat e lojës dhe mosnjohjen me bashkëlojtarët e tij, kur u pyet në lidhje me formën e treguar.

Sanchez ka shënuar vetëm dy gola në Ligën Premier me Unitedin (Getty Images)

“Unë mendoj se në çdo lojë që kam luajtur kam pasur vështirësi t’i përshtatem stilit të lojës dhe kam qenë duke i njohur bashkëlojtarët”, ka thënë fillimisht Sanchez për Daily Star.

“Unë besoj se ne duhet të përmirësohemi në të gjitha aspektet”.

Drejtuesit e Manchester United të dëshpëruar me Alexis Sanchezin
Lexo po ashtu Drejtuesit e Manchester United të dëshpëruar me Alexis Sanchezin

“Ne duhet të fokusohemi dhe të përqendrohemi në ndeshje e mëdha dhe të njëjtën gjë në të ashtuquajturat ndeshje më të vogla”.

“Kjo është ajo që bëjnë ekipet e mëdha dhe unë mendoj se Unitedi janë një skuadër e madhe, kështu që ajo është çfarë ne duhet të bëjmë”, përfundoi kiliani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori