San Francisko e Kalifornisë është bërë qyteti i parë në Shtetet e Bashkuara që ndalon policinë dhe departamente të tjera të qytetit që të përdorin teknologji të identifikimit të njerëzve përmes kamerave të sigurisë.
Ligjvënësit e qytetit votuan 8-1 të martën duke miratuar ndalimin e teknologjisë që identifikon fytyrën e individit. Kjo është pjesë e një legjislacioni më të gjerë që u kërkon organeve të rendit në San Francisko të marrin miratimin e Bordit të Mbikëqyrësve për të vazhduar të përdorin apo blejnë këtë lloj teknologjie. Aaron Peskin është anëtar i Bordit të Mbikëqyrësve të qytetit të San Franciskos.
“Ka shumë mënyra për ta siguruar shoqërinë tonë pa jetuar në masa të rrepta sigurie. Kemi sherbime të mira policie, por nuk duam të jetojmë në një shtet policor. Legjislacioni përpiqet të arrijë këtë balancë.”
Legjislacioni ndalon përdorimin teknologjisë së identifikimit të fytyrës në nivele të qeverisë lokale, por jo në aspektin personal, bizneset apo qeverinë federale.
Mbështetësit e privatësisë kanë kundërshtuar përkrahësit e masave për sigurinë publike gjatë disa dëgjesave të zjarrta publike në San Francisko, një qytet i mbushur me novacione teknologjike dhe qendra e kompanive Twitter, Airbnb dhe Uber.
Mbështetësit e ndalimit të teknologjisë së identifikimit të fytyrës thonë se teknologjia jo vetëm që ka të meta, por është një kërcënim serioz për të drejtat civile. Kundërshtarët thonë se policia ka nevojë për ndihmë në kapjen e keqbërësve. /Voa/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë