LAJMI I FUNDIT:

Samsung sjell Galaxy A70, telefonin mesatar me tri kamera dhe ekran 6.7 inç

Samsung sjell Galaxy A70, telefonin mesatar me tri kamera dhe ekran 6.7 inç

Pas A30 dhe A50, kompania sot shtoi edhe një tjetër telefon në formacionin e tyre: A70.

Pika më e rëndësishme e shitjes së telefonit duhet të jetë ekrani i madh Super-AMOLED me një FHD + (2400 x 1080) prej 6.7 inç dhe një raport rreth 20: 9, i përsosur për shikimin e filmave në lavdinë e tyre të gjerë.


Ky ekran është nga linja e kompanisë Infinty-U, që do të thotë se ka një hapësirë të vogël gjysëm rrethore në krye të qendrës së telefonit për vendosjen e kamerës.

Vendosur brenda është një kamera selfie 32MP me një aperturë f / 2.0.

Mbrapa, telefoni ka një konfigurim të trefishtë me një aparat fotografik kryesor 32MP të integruar me një sensor thellësie 5MP dhe një sensor ultra të gjerë 8MP.

Telefoni është mundësuar nga një procesor okta-core për të cilin ende nuk dihet cili është, dhe një bateri prej 4,500 mAh që duhet të ofrojë shumë energji gjatë gjithë ditës.

A70 gjithashtu mbështet “Super-Fast Charging” deri në 25W, që është edhe më shumë energji sesa variantet jo 5G të serisë S10 të kompanisë.

Në anën softuerike të gjërave, A70 do të mbështesë listën e zakonshme të aplikacioneve Samsung si Knox, Samsung Pay dhe Samsung Pass.

Çmimi dhe disponueshmëria nuk janë zbuluar nga Samsung në njoftimin e tyre, por kompania po premton të na njoftojë më shumë në “A Galaxy Event” të tyre më 10 prill. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Google Camera tani është Pixel Camera në Play Store

Google Camera tani është Pixel Camera në Play Store

Teknologji
Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Teknologji
Kalo në kategori