Sipas një raporti të ri thuhet se Samsung ka shitur më shumë se 630,000 njësi të telefonit të saj Galaxy Note Edge, që nga debutimi i saj në treg.

Pajisja nuk është aq e famshme sa fableti Samsung Galaxy Note 4, e cila në total është shitur në 4.5 milionë njësi një muaj pas lansimit në treg, por edhe shitjet e Note Edge nuk janë të këqija kur dihet se kjo pajisje është më e shtrenjtë dhe hyn në një tjetër kategori.


Samsung do ta lansojë edhe gjeneratën e re të telefonit të saj - Samsung Galaxy S6 në Mobile World Congress muajin e ardhshëm, ndërsa pritet edhe prezantimi i versionit të ri të Note Edge që pritet të quhet Galaxy S6 Edge. (Telegrafi)