LAJMI I FUNDIT:

Samsung prezanton tre aksesorët e rinj për një jetesë të ekuilibruar dhe plot konektivitet

Samsung prezanton tre aksesorët e rinj për një jetesë të ekuilibruar dhe plot konektivitet

Samsung prezanton tre aksesorët e rinj për një jetesë të ekuilibruar dhe plot konektivitet

Linja e aksesorëve Galaxy zgjerohet duke  përfshirë Galaxy Watch Active, Galaxy Fit dhe Galaxy Buds pajisje të hijshme dhe moderne që jua bëjnë më të lehtë menaxhimin e fitnesit dhe mirëqënies


Samsung Electronics Co., njoftoi sot linjën e saj të re të aksesorëve Galaxy: Galaxy Watch Active, Galaxy Fit / Galaxy Fit e dhe Galaxy Buds. Ora inteligjente, ndjeksi i aktiviteteve dhe kufjet e vogla pa kabllo janë bërë enkas për një sërë stilesh jetese. Për të gjithë ata që janë në kërkim të një jete të balancuar  apo ata që janë në kërkim të motivimit shtesë, aksesorët Samsung  bëjë të mundur ndjekjen e qëllimeve të mirëqenies  në një formë sa më të përshtatshme, më elegante dhe më shumë argëtuese.

“Konsumatorët gjithnjë e më shumë po e vendosin mirëqenien e tyre në qendër të vendimeve që marrin në jetë, dhe ata janë duke kërkuar aksesorët që e bëjnë më të lehtë një jetë aktive dhe të balancuar “, tha DJ Koh, President dhe Drejtor Ekzekutiv i Divizionit IT & Komunikimeve Mobile , Samsung Electronics. “Secili ka mënyrën e vet të ndjekjes së qëllimeve të tyre. Ne jemi të kënaqur të prezantojmë linjën tonë të re të aksesorëve që përshtatet në mënyrë të përsosur me jetën tuaj dhe përmbush udhëtimin tuaj personal drejt mirëqënies “.

Galaxy Watch Active: Aty ku Stili takon Sportin

Për konsumatorët e orientuar nga moda që duan të jetojnë shëndetshëm çdo ditë e më shumë, Galaxy Watch Active është po aq i zgjuar sa edhe i bukur. Karakteristikat premium të paketimit janë të krahasueshme me Galaxy Watch, Galaxy Watch Active vjen me një dizajn të ri sportiv që është i hollë, i lehtë dhe me shumë funksione duke bërë më të lehtë ruajtjen e një jetese të ekuilibruar. Dizajni tërheqës, minimalist është i lehtë për të naviguar. Zgjidhni një “watch face” elegant dhe një rrip sportiv nga  një varg ngjyrash të ndryshme që përputhen me stilin tuaj unik.

Mirëqënia e përditshme është më shumë se thjesht ndjekja e një regjimi fitnesi. Galaxy Watch Active ka një qasje gjithëpërfshirëse për të monitoruar gjithçka që ka rëndësi më shume. Stërvitja, gjumi, stresi dhe funskionet e ndjekjes se parapmetrave shëndetësore e bëjnë Galaxy Watch Active një trajner personal për gjithë ata që kërkojnë një trup dhe mendje më të shëndetshme. Ajo kombinon më të mirën e trashëgimisë Galaxy me përmirësimin e karakteristikave të fitnesit dhe mirëqenies.

Paqja mendore në përditshmëri: Menaxhimi i stresit tani është më pak stresues me Stress Tracker në Galaxy Watch Active. Mbani nivelet e stresit tuaj në kontroll dhe  udhëheqini veten drejt shëndetit afatgjatë. Ju mund të filloni të ushtroni frymëmarrjen për t’ju sjellë përsëri në ekuilibër direkt nga “widget-i” i stresit.

Monitorim Easy Fitness: Zgjidhni aktivitetin tuaj dhe filloni. Është kaq e lehtë. Galaxy Watch Active zbulon automatikisht kur drejtoni, biçikletë, vraponi, kryeni stërvitje eliptike, ose nisni një stërvitje dinamike. Mund të angazhoheni manualisht në më shumë se 39 aktivitete, të përcaktoni qëllimet e përditshme dhe të monitoroni progresin tuaj.

Galaxy Watch Active pasuron stilin tuaj të jetës dhe zgjeron përvojën tuaj të ndërlidhjes përmes integrimit të përsosur në ekosistemin Galaxy. Galaxy Watch Active është në përputhje me Android dhe iOS dhe ofron trajnim në kohë reale, ndjekjen e aktiviteteve të brendshme / të jashtme dhe karakteristika të aplikacioneve popullore të palëve të treta, duke përfshirë Under Armour, Spotify dhe Strava. Ju mund ta përdorni zërin tuaj për të kontrolluar Galaxy Watch Active me aftësitë zanore të Bixby, të cilat ju mundësojnë të bëni telefonata ose të dërgoni mesazhe pa prekur ndonjëherë me dorë telefonin tuaj.

Galaxy Fit dhe Galaxy Fit e: Fitnes i përditshëm për të gjithë

Krijuar për të gjithë entuziastët të fitnesit, nga vrapuesit e rastësishëm tek atletët, Galaxy Fit dhe Galaxy Fit e mbështesin formën e jetesës aktive. Me trup të dobët dhe të lehtë, Galaxy Fit dhe Galaxy Fit  janë të lehta për tu kombinuar me çdo stil dhe të rehatshme për tu mbajtur gjatë gjithë javës.

Galaxy Fit dhe Galaxy Fit të hollë dhe modern,  mundësojnë një monitorim të thjeshtë dhe intuitiv për t’ju ndihmuar të arrini qëllimet tuaja të fitnesit. Galaxy Fit dhe Galaxy Fit automatikisht fillojnë monitorimin e aktivitetit tuaj kur ecni, vraponi, ngisni biçikletën, kryeni trajnim eliptik ose filloni një stërvitje të përgjithshme dinamike. Ju gjithashtu mund të zgjidhni manualisht nga më shumë se 90 aktivitete të ndryshme në aplikacionin Samsung Health në smartphone tuaj dhe Galaxy Fit / Galaxy Fit e do të fillojë automatikisht të ndjekin stërvitjen tuaj të zgjedhur. Plus, me analizën e gjumit dhe menaxhim të mençur të stresit, ju mund të monitoroni mirëqenien tuaj në çdo kohë të ditës.

Galaxy Fit dhe Galaxy Fit e janë të thjeshta për të bashkëvepruar në lëvizje, falë një UX-i të thjeshtë dhe intuitive dhe një eksperience të zgjuar për përdorim. Merrni mesazhe apo njoftime ose kontrolloni  “widget-in” që përfshin informacione të sinkronizuara drejtpërdrejt telefoni juaj- si alarme, kalendarin ose moti – pa pasur nevojë të prekni telefonin tuaj. Kur të udhëtoni në një zonë tjetër kohore, Galaxy Fit  gjithashtu do të shfaqë automatikisht një orë të dyfishtë për ta bërë më të lehtë menaxhimin e orarit tuaj. Të dy pajisjet janë rezistent ndaj ujit prej 5ATM, kështu që mund ta mbani nga dushi në pishinë deri në fund të ditës suaj.

Galaxy Buds: Shoqëruesja e stilit të jetesës në vesh

Galaxy Buds janë aksesoret pa kabllo për ata që duan një përvojë plot konektivitet në mënyrën më të përsosur gjatë lëvizjes. Me formën e tyre me të vërtetë të rehatshëm, kontrolleve të thjeshta, zërit të qartë dhe inteligjent, dhe madhësisë kompakte – ato janë një shoqërues i përditshëm i jetesës suaj.

Galaxy Buds ofrojnë një përvojë të lartë dëgjimi, me tingull n AKG. Enhanced Ambient Sound ju lejon të dëgjoni zhurmat nëambientin tuaj qartësisht edhe kur pajisjet janë në vesh, kështu që ju mund të mbeteni të vetëdijshëm për mjedisin përreth në të njëjtën kohë kur merrni një telefonatë ose dëgjoni meloditë tuaja të preferuara. Tingulli Premium shtrihet edhe në tingullin e zërit tuaj. The Adaptive Dual Microphone përdor një mikrofon të brendshëm dhe një mikrofon të jashtëm në çdo pajisje, kështu që mund t’i jepni qartësi zërin tuaj si në të dy ambientet me zhurmë ashtu edhe në ato të qeta.

Galaxy Buds do qëndrojë me ju gjatë gjithë ditës, me deri në gjashtë orë Bluetooth streaming, dhe deri në pesë orë thirrje. Plus, kasa e tyre kompakte mban karrikim deri në shtatë orë dhe i jep Galaxy Buds 1.7 orë në një karikim të shpejtë prej 15 minutash. Me karikimin pa kabëll (wireless) dhe ndarjen e energjisë nga pajisja në pajisje, mund të merrni karikim shtesë edhe nga Galaxy S10, Galaxy S10e dhe Galaxy S10+, që janë telefonat më të fundit  të Samsungut.

Galaxy Buds integrohet me Bixby në pajisjet e fundit Galaxy, kështu që ju mund të aktivizoni shpejt  asistentin tuaj inteligjent pa e prekur telefonin tuaj. Thjesht përdorni zërin tuaj për të bërë thirrje, për të dërguar mesazhe ose për të kontrolluar jetëgjatësinë e baterisë.

Për më shumë informacion rreth Galaxy Watch Active, Galaxy Fit / Galaxy Fit e dhe Galaxy Buds vizitoni: https://www.samsungmobilepress.com/galaxy-wearables, ose news.samsung.com/galaxy.

Në trend Teknologji

Më shumë
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Teknologji
X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

Teknologji
Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Teknologji
Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Teknologji
Kalo në kategori