Modelet Galaxy A5 dhe A3 nuk janë vetëm telefona të mençur metalik, por janë gjithashtu shumë të hollë, me 6.7mm dhe 6.9mm respektivisht.

Pajisjet mobile të Samsung thuhet se i dedikohen përdoruesve të rrjeteve sociale, sepse ofrojnë kamerat e përparme për selfie me 5MP si dhe funksionet e reja sikurse Wide Selfie, Animated GIF, Beauty Face dhe Palm Selfie.


Galaxy A5 dhe A3 do të jenë edhe të shpejtë sepse sjellin Cat 4 LTE që do të thotë – shpejtësi deri në 150Mbps 4G.

Të dy modelet e telefonave të rinj metalik të Samsung do të vijnë edhe me procesorët quad-core në 1.2GHz, memorie prej 16GB me mundësi zgjerimi edhe me microSD dhe Android Kitkat 4.4.

Galaxy A5 si model më i avancuar do të ketë 2GB RAM, kamerën e pasme me 13MP, ekranin me diagonalen prej 5-inç në HD Super AMOLED dhe 2,300mAh bateri.

Ndërsa, Galaxy A3 do të vijë me ekranin prej 4,5-inç në qHD Super AMOLED, 8 kamerë të pasme, 1GB RAM dhe baterinë me 1,900mAh.

Samsung Galaxy A5 dhe A3 do të jenë në dispozicion "në tregjet e zgjedhura, duke përfshirë Kinën në muajin nëntor", ndërsa më pas pritet që këto modele të vijnë edhe në Evropë. (Telegrafi)