LAJMI I FUNDIT:

Samsung njofton edicionin special Galaxy Note10+ Star Wars™, bashkon forcat me Star Wars™ për një bashkëpunim festiv

Samsung njofton edicionin special Galaxy Note10+ Star Wars™, bashkon forcat me Star Wars™ për një bashkëpunim festiv

Edicioni special do të jetë gati për lançim përpara shfaqjes së 20 dhjetorit të ‘Star Wars: Rise of Skywalker’.

Samsung Electronics njoftoi sot edicionin special Galaxy Note10+ Star WarsTM, pjesë të një bashkëpunimi festiv me Lucasfilm, përpara lançimit teatral të Star Wars: The Rise of Skywalker, më 20 Dhjetor 2019. Partneriteti do të bashkojë dy Galaktikat – një Galaktikë nga shumë, shumë larg dhe Samsung Galaxy – për të dhuruar edhe më shumë entuziazëm për filmin final të sagës Skywalker. Për të nderuar këtë ngjarje, Samsung do të lançojë një model të veçantë Galaxy Note 10+, ku paraqiten elemente të dizajnit dhe përmbajtje dixhitale të frymëzuara nga Star Wars. Kjo pajisje do të vijë me një kapak të dizajnuar posaçërisht, një distinktiv metalik si send koleksioni, një S Pen dhe Galaxy Buds. Paketa gjithashtu vjen me përmbajtje ekskluzive me temë nga Star Wars, që përfshin Wallpapers, animacione, ikona dhe tinguj për fansat.


“Produktet Samsung Galaxy janë të projektuara për të ndjekur pasionet e gjithësecilit, dhe fansat e Star Wars janë disa nga fansat më të apasionuar,” tha Stephanie Choi, Zv. Presidente dhe Drejtoreshë e Departamentit të Marketingut të Komunikimeve Telefonike të Biznesit në Samsung Electronics. “Ne jemi gjithmonë në kërkim të mënyrave të reja për të përmirësuar përvojën në celular, dhe me Star Wars: Rise of Skywalker që vjen në kinema këtë Dhjetor, ne pamë mundësinë e përsosur për të bashkuar pajisjet më të mira Galaxy me tregimin më të mirë në galaktikë.”

Edicioni Special Galaxy Note10 + Star Wars™ do të jetë në dispozicion në tregjet e përzgjedhura duke filluar nga 10 Dhjetori 2019. Kjo është vetëm një nga nismat që Samsung dhe Lucasfilm kanë planifikuar të sjellin si një përplasje emocionuese të dy Galaktikave. Siç njoftoi Lucasfilm në fillim të Tetorit, Samsung ka bashkuar forcat me Star Wars për të angazhuar përdoruesit e saj të apasionuar me pajisjet e saj më të mira dhe markën Galaxy në një mënyrë të re dhe ekzaltuese. Që prej lançimit të tij në fillim të këtij viti, Galaxy Note10 + ka fuqizuar miliona njerëz në mbarë botën të jenë më produktivë dhe të shfrenojnë kreativitetin e tyre. Si një pajisje futuriste, Galaxy Note10+ kombinon dizajn mahnitës dhe performancë të fuqishme me mjete produktiviteti dhe teknologji profesionale të kamerës, që ndihmojnë përdoruesit të shfrytëzojnë sa më shumë çdo moment. Duke lançuar Galaxy Note10+ Star Wars™, Samsung shpreson të frymëzojë fansat e Star Wars në të gjithë botën për të shfrytëzuar sa më shumë çdo moment. Pajisja e edicionit special i shtohet bashkëpunimit midis Samsung dhe Lucasfilm i cili përfshin filmin e fushatës festive të lançuar së fundmi, që feston debutimin teatral të Star Wars: The Rise of Skywalker.

Samsung dhe Star Wars po synojnë të krijojnë një sezon festash plot gëzim dhe pa stres, si pjesë të bashkëpunimit të tyre të veçantë për festat. Për të filluar fushatën, Samsung dhe Star Wars kanë publikuar një video me në qendër një qen me një ngjashmëri të habitshme me personazhin ikonik të Star Wars, Chewbacca, si dhe një personazh tjetër që superfansat e Star Wars padyshim që do ta njohin në fund të videos. Historia e filmit të fushatës ka të bëjë me një familje që përdor pajisje Galaxy për të komunikuar lehtësisht me pajisjet e tyre për të realizuar dëshirat e festave. Me ekosistemin e lidhur të Galaxy Note10, Note10 +, Watch Active2 dhe Tab S6, filmi tregon se gjëra të mahnitshme bëhen të mundura. Filmi përmban një numër referimesh nga universi Star Wars, që superfansat do t’i shijojnë. Do të jetë një sfidë argëtuese të zbuloni se sa elemente të fshehur janë paraqitur në film.

Rreth Galaxy Note10+ Star Wars™ 

Samsung Electronics Business Mobile feston debutimin e Star Wars: The Rise of Skywalker me një bashkëpunim të veçantë siç është Galaxy Note10+ Star Wars Special Edition që tregon një botë të lidhur të mundësuar nga Galaxy. Për më shumë detaje në lidhje me telefonin special edition të Star Wars, ju lutemi vizitoni https://www.samsung.com/us/mobile/galaxy-note10/star-wars-special-edition/