Kur ka pothuajse gjithçka që mund të imagjinohet, të jesh krijues dhe inovativ është një sfidë e madhe, së cilës Samsung i përgjigjet me gatishmëri vit pas viti. Modelet më të fundit të televizorëve Samsung Neo QLED, të cilat janë gjithçka përveçse televizorë klasikë, e vërtetojnë atë. Pra, harroni gjithçka që keni ditur për televizorët dhe njihuni me modele të reja që kalojnë kufijtë.
Përvoja e kinemasë në shtëpi
Modelet e fundit të TV Neo QLED zbulojnë detaje të fshehura dhe kontrast të ngjyrave në mënyrë që asnjë detaj të mos humbasë në asnjë nivel ndriçimi dhe që cilësia e ngjyrave të mbetet perfekte. Falë teknologjisë Quantum Dot e cila analizon nivelin e dritës në skenë dhe optimizon ngjyrat në ekran, shtëpia juaj do të shndërrohet në një kinema. Kjo veçori është ajo që ju lejon të personalizoni imazhet në televizorin tuaj. Për detaje vizuale edhe më të përparuara dhe një shfaqje më realiste të imazheve në televizor, ekziston një procesor Neo Quantum Pro 8K i mundësuar nga inteligjenca artificiale. Përveç kësaj, modelet e reja të TV Neo QLED janë zbukuruar me një milion hije precize dhe vëllim 100% të ngjyrave, të cilat me ndihmën e teknologjisë Quantum Dot, ju lejojnë të përjetoni botën në ngjyrat e saj nga komoditeti i shtëpisë tuaj. Gjithashtu, televizorët Samsung mbajnë një certifikatë “Eye Care” që nënkupton cilësi të shkëlqyeshme të fotografisë dhe kujdesit për njeriun, pasi është i sigurt dhe i pranueshëm për syrin.
Miku juaj më i mirë në ambientet e brendshme
Dizajni i ri Infinity One përshtatet në të gjitha ambientet e brendshme falë modelit të tij minimalist dhe profilit më të hollë të pajisjes. Ndryshimet janë të dukshme edhe në ekran, ku korniza e zezë është hequr plotësisht, dhe ekziston një zgjidhje për kabllot e rrëmujshme. Kutia e ridizenjuar dhe e holluar Slim One Connect është krijuar që të fshihet plotësisht në pjesën e pasme të televizorit ose të paloset anash. Me këtë dizajn minimalist, ju mund t’i harroni përgjithmonë kabllot e varura, të cilat janë të ngatërruara dhe duken të shëmtuara në brendësi të dhomës tuaj. Për një pamje më të rafinuar, ka një Slim Fit Wall-Mount që ju lejon të instaloni televizorin tuaj në mur.
Tingulli që ndjek veprimin dhe ngjarjet në mjedis
Me Neo QLED TV, zhurma nuk është më problem! Me ndihmën e një tingulli të optimizuar automatikisht që përshtatet në hapësirë, ju mund të dëgjoni një tingull të përsosur edhe kur dikush në shtëpi po pastron me fshesën me korrent, ose zhurma po vjen nga jashtë. Teknologjia e tingullit SpaceFit analizon mjedisin e dhomës dhe më pas rregullon automatikisht zërin e televizorit në cilësimet e tij optimale. Thjesht ndizni televizorin dhe lëreni SpaceFit Sound të bëjë pjesën tjetër për ju. Për më tepër, teknologjia Object Tracking Sound Pro (OTS Pro) siguron që tingulli të ndjekë veprimin, që do të thotë që ju mund të dëgjoni tingullin aty ku zhvillohet veprimi. Përforcuesi aktiv i zërit, qëllimi i të cilit është të analizojë zhurmën nga mjedisi dhe optimizon qartësinë e zërit në ekran, në mënyrë që asgjë të mos pengojë dhe të ndërhyjë në dëgjimin e televiziorit.
Gjithçka që ju nevojitet në një vend
Mundësia për të bërë video calls në aplikacionin Google Duo dhe të pasurit kompjuterin tuaj në televizor do t’jua bëjë më të lehtë të mblidhni njerëz në një vend. Pavarësisht nëse janë takime biznesi apo takime virtuale “për kafe” me kolegët, aksesimi i skedarëve të zyrës në shtëpi, nga televizori juaj ose bashkëpunimi në dokumentet e Microsoft 365, modelet e reja të TV Samsung Neo QLED janë këtu për t’i bërë të gjitha më të arritshme për ju. Zëvendësoni mënyrat tradicionale të komunikimit dhe përjetoni një përvojë të re të së luajturit, aksesoni ofruesit më të mirë të kanaleve me përmbajtje në botë si Netflix, Disney+ dhe Apple TV+ dhe përfitoni sa më shumë nga televizorët tuaj të rinj Samsung Neo QLED.
Paketim ekologjik
Samsung Electronics vitin e kaluar ka prezantuar një paketim inovator eko-miqësor për modele të veçanta televizorësh, i cili tani është i pranishëm në serinë më të fundit Neo QLED për vitin 2021. I krijuar nga kartoni i valëzuar i ricikluar, ky paketim jo vetëm që nuk kontribuon në ndotjen e mjedisit gjatë prodhimit, por gjithashtu ka zbatime të shumta praktike dhe estetike. Kutitë e televizorëve të rinj Samsung Neo QLED lehtësisht mund të shndërrohen në një shtëpi kartoni për kafshë shtëpiake, një raft librash, një stendë lulesh ose një raft për pajisje zyre.
Më shumë informacion në lidhje me TV Neo QLED të disponueshëm në: https://www.samsung.com/al/tvs/?neo-qled/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'