Samsung lider edhe në vendlindjen e Nokia’së

Megjithatë, tani duket se Samsung e ka thyer atë (publikun finlandez), pasi që në raportin e fundit të IDC thuhet se Samsung ka pasur shifra më të mira të shitjeve në Finlandë në tremujorin e fundit të vitit 2013, përkatësisht 36 për qind të tregut, kundrejt 33 për qind sa ka pasur Nokia.
Në vendin e tretë është Apple me 14 për qind të tregut finlandez, ndërsa prodhuesit e tjerë mobil mbajnë pjesën e mbetur të tregut, prej 16 për qind.
Sipas Digitoday, ndryshimi në këtë trend të shitjeve ka ardhur pikërisht për për shkak të ndërrimit të vazhdueshëm të telefonave të mençur, i cili me sa duket nuk ka shenja se ka për tu ngadalësuar. / Telegrafi /
Nga
Telegrafi
28/05/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































