LAJMI I FUNDIT:

Samsung konfirmon: Galaxy S10 lansohet më 20 shkurt

Samsung konfirmon: Galaxy S10 lansohet më 20 shkurt

Samsung do të mbajë një ngjarje të madhe lansimi më 20 shkurt, kompania ka konfirmuar sot, me Unpacked 2019 e tyre që pritet të debutojë Galaxy S10 dhe telefonin e tyre të palosshëm, Galaxy X të shumëpërfolur.

Njoftimi është bërë të enjten në mëngjes, me kompaninë duke konfirmuar se do ta mbaj ngjarjen në San Francisko, si dhe do ta transmetoj atë në internet.

“Më 20 shkurt, Samsung Electronics do të zbulojë pajisje të reja që premtojnë të sjellin përvoja të reja Galaxy bazuar në 10 vjet të inovacioneve,” njoftoi kompania.

Lansimi do të fillojë në orën 11 të mëngjesit, PT.

Pikërisht ajo që është në agjendë, Samsung nuk ka njoftuar. Megjithatë, do të jetë dhjetëvjetori i serisë Galaxy S, dhe pritet që Galaxy S10 të marrë vëmendjen qendrore. /Telegrafi/