eksperti ad

Samsung sapo ka konfirmuar emrat e pajisjeve të saj të ardhshme të veshshme, të cilat pritet të zbulohen më 22 korrik në eventin e saj të ardhshëm Unpacked në Londër.

Pra, siç pritej, kemi Galaxy Watch9 dhe Galaxy Watch Ultra2, por edhe Galaxy Able, transmeton Telegrafi.


Flitet se këto janë palët e para të kufjeve me kapëse të Samsung, të cilat më parë mendohej se do të lançoheshin si Galaxy Buds Able. Tani, "Buds" në emër është hequr.

Thuhet se ato do të përdorin teknologjinë e përçueshmërisë së kockave për të riprodhuar zërin, ndryshe nga Galaxy Buds që kanë altoparlantë.

I gjithë ky informacion vjen nga aplikacioni Galaxy Wearable, i cili në versionin e tij të fundit ka kod që përmend këto pajisje të ardhshme.

Sipas thashethemeve të kaluara, Galaxy Watch9 dhe Galaxy Watch Ultra2 do të kenë dizajne të ngjashme me paraardhësit e tyre, me Watch9 që ndoshta do të përdorë ende çipsetin Exynos W1000, ndërsa Watch Ultra2 do të vijë me Snapdragon Wear Elite SoC të ri. Ekrani OLED i këtij të fundit thuhet se ka shkëlqim maksimal prej 5,000 nitësh. /Telegrafi/