Samsung ka bërë të ditur lajmin pasi ka shpërndarë 18 milion kopje të pajisjes më të famshme të kompanisë gjatë kësaj periudhe dukë lënë pas iPhone 4S me 16.2 milion njësi të shitura.

Sidoqoftë, fati nuk i takon gjithmonë të njejtës skuadër. Me daljen në treg të iPhone 5 në fund të qerekut të tretë, i cili gjithashtu ka marrë shumicën e të shiturave nga 4S, analistët mendojnë që në qerekun e katërt Apple do të marrë pozitën e parë me shifrën më të madhe të shitjeve.


Kjo nënkupton që gjiganti korean duhet të përmirësoj lojën përndryshe do të mbetet një konkurrent i mirë i konkurrentit të vet. /Telegrafi/